lunedì 30 aprile 2012

Kanceret e Mushkerive me EGFR Mutante ose Pozitive per ALK


Cilat jane karakteristikat e pacienteve me kancer te mushkerive me EGFR (eng. Epidermal Growth Factor Receptor) mutant?

Pjesa me e madhe e pacienteve me kancer te mushkerive me EGFR mutant nuk kane pire kurre duhan ose jane duhanpires “te lehte” (te perkufizuar si duhanpires te 10 ose me pak paketave ne vit); pjesa me e madhe e tyre jane femra dhe me origjine aziatike.
Cilat jane karaktistikat e pacienteve me adenokarcinome te mushkerive pozitive per ALK (eng. anaplastic lymphoma kinase )?

Mesatarisht, pacientet me nje çrregullim te ALK jane 10 deri ne 15 vjet me te rinj se sa ato qe nuk kane çrregullime te ALK, me nje moshe mesatare rreth 50 vjeç. Crregullimet e ALK jane me te zakonshme ne pacientet qe nuk kane pire kurre duhan ose duhanpires “te lehte”.

Si trajtohet kanceri i mushkerive me EGFR mutant?

Keto tumore i pergjigjen ne menyre te theksuar dhenies se bllokuesve te EGFR tirozin kinazit, siç jane gefitinib dhe erlotinib, qe jane tani regjim trajtimi i standartizuar per pacientet me kancer te mushkerive me EGFR mutant, ne faze te avancuar.

A ka ilaçe qe bllokojne aktivitetin e ALK?

Ka bllokues molekulare te vegjel te aktivitetit te ALK, te dhene ne rruge orale. Nje nder to, crizotinib, ka treguar nje aktivitet te theksuar antitumoral ne kanceret e mushkerive jo me qeliza te vogla (eng. Non-Small Cell Lung Cancer, NSCLC) pozitiv per ALK.

NEJM Korrik 2011

Per me teper mbi tematiken:

Alice T. Shaw, M.D., Ph.D., David G. Forcione, M.D., Subba R. Digumarthy, M.D., and A. John Iafrate, M.D., Ph.D. Case 21-2011 — A 31-Year-Old Man with ALK-Positive Adenocarcinoma of the Lung. N Engl J Med 2011; 365:158-167 [Link] (Artikulli I plote mund te kerkoje regjistrim ose te jete me pagese)