giovedì 17 maggio 2012

Hepatiti C

Virusi i hepatitit C (HCV) eshte nje virus qe mund te demtoje melçine. Hepatiti C, semundje e melçise e shkaktuar nga HCV, eshte nje problem boteror dhe çon ne rreth 12.000 vdekje ne vit ne Shtetet e Bashkuara. Rreth 2% e amerikaneve jane te infektuar nga HCV. Mund te jesh i infektuar nga virusi dhe te mos e dish. 

Virusi i hepatitit C shperndahet nga kontakti me gjakun e nje individi te infektuar. Nje analize e thjeshte gjaku mund te tregoje nese jeni te infektuar nga hepatiti C. Rreth 3/4 e personave te infektuar nga HCV zhvillojne nje hepatit kronik. Fatmiresisht, vetem rreth 1/4 e tyre zhvillojne nje demtim te melçise perparues dhe te pakthyeshem.
 
Cirroza
FAKTORET E RREZIKUT PER INFEKSION NGA HEPATITI C
- Transfuzionet e gjakut ose trapiantet e organeve (ne vendet e ndryshme merret ne konsiderate viti kur kane filluar kontrollet per hepatitin C te transfuzioneve te gjakut dhe te organeve te trapiantuara dhe ne pergjithsi ky faktor rreziku nenkupton procedura te kryera perpara atij viti)
-  Ekspozimi ndaj gjakut te infektuar
- Perdorimi i drogave (gjilpera te infektuara ose paisje te tjera te marrjes se droges)
-  Tatuazhet
-  Piercing ne trup

LLOJET E TJERA TE HEPATITIT
-  Hepatiti A (zakonisht nga ushqimi ose jashtqitje e ndyre (eng. feces contaminated) nga individe te infektuar)
- Hepatiti B (nga gjaku i infektuar, kontaktet seksuale dhe trasmetim nene-femije)
- Hepatiti D, E dhe G (zakonisht nga gjak i infektuar ose produkte te gjakut)

TRAJTIMI PER INFEKSIONIN NGA HEPATITI C
- Perdorimi i alkolit duhet te ndalet plotesisht sepse rrit shume rrezikun per cirroze
-  Interferoni (ndalon virusin qe te shtohet)
-  Ribavirina (antiviral)
- Trapiant i melçise (nese melçia e nje pacienti nuk punon me siç duhet)

Eleminimi i HCV nga trupi eshte i mundshem, por efektet anesore te trajtimit mund te jene serioze. Doktori juaj mund tu sugjeroje qe rastet e lehta te infeksioneve nga hepatiti C duhet te monitorohen mire dhe trajtimi te fillohet nese semundja nis te perparoje. Jane duke u kryer studime per tu pergjigjur pyetjeve te ndryshme rreth trajtimit te hepatitit C.

Trapianti i nje melçie te re per te zevendesuar melçine e demtuar nga hepatiti C eshte nje mundesi per trajtimin e cirrozes ne faze te perparuar ose kancerin e melçise ne faze te hershme. Trapianti varet nga numri i organeve qe dhurohen. Trapianti i melçise eshte nje nderhyrje kirurgjikale e rendesishme, dhe duhet te merren ilaçe gjate gjithe jetes per te parandaluar hedhjen e organit te trapiantuar nga trupi.

Burimi i Informacionit : JAMA 2003; 289 (18) : 2450