lunedì 14 maggio 2012

Identifikohet nje Marker i Ri per Karcinomat e Mushkerise


Nje seri te dhenat shkencore sugjeronin qe gjeni cbx7 ishte nje onkosopresor, mungesa ose mutacioni i se cilit kishte lidhje me shume raste tumoresh malinje. Prova perfundimtare erdhi nga grupi i kerkimit i drejtuar nga Alfredo Fusco, drejtor i Institutit te Endokrinologjise dhe Onkologjise Eksperimentale ne Keshillin Kombetar te Kerkimeve (ita. Istituto di endocrinologia ed oncologia sperimentale del Consiglio nazionale delle ricerche, Ieos-Cnr) te Napolit: puna e tyre u publikua ne revisten Journal of Clinical Investigation.
Qeliza Kancerogjene ne Ndarje
“Duke perdorur nje model me te ashtequajturit minj “knock out”, ne te cilet gjeni kthehet jo funksional, kemi treguar qe mungesa e cbx7 shkakton zhvillimin e adenomave dhe karcinomave polmonare”, shpjegon Fusco. “Mekanizmi baze i ketyre neoplazive perfshin ciklinen E, nje proteine, shprehja e se ciles rregullohet ne menyre negative nga cbx7. Pjesa e rendesishme e kerkimeve tona eshte tregimi qe mekanizma shume te ngjashem me ate qe u identifikuan tek minjte jane edhe ne baze te zhvillimit te karcinomave polmonare tek njerezit. Ne fakt, edhe ne keto neoplazi vihet re nje rritje e shprehjes se proteines se quajtur ciklina E dhe mungesa e shprehjes se cbx7”.
Keto rezultate behen pjese e nje projekti eksperimental te filluar nga Ieos-Cnr qe ne vitet ’80. “Grupi jone punon prej kohesh mbi  proteinat e ashtequajtura HMGA (High Mobility Group A) qe kemi izoluar ne bashkepunim me Universitetin e Studimeve te Triestes”, vazhdon drejtori i Ieos-Cnr, qe eshte edhe docent i Universitetit te Napolit ‘Federico II’. “Keto proteina gjenden ne berthamen e qelizave, rregullojne shprehjen e shume gjeneve dhe mbartin nje rol themelor ne zhvillimin e tumoreve: shprehja e tyre eshte shume e larte ne tumoret me te eger, me prognoze te keqe dhe me mbijetese te ulet te pacienteve, ndersa bllokimi i shprehjes se tyre çon ne nje bllokim te transformimit tumoral”.
Kohet e fundit grupi ka treguar qe keto proteina HGMA nderveprojne me cbx7 dhe, çuditerisht, sillen ne menyre te kundert: shprehja e tij eshte e ulet ne tumoret e tiroides, te kolon-it dhe pankreasit, dhe mungesa e tij ndodh ne neoplazite me invazive dhe me mbijetese te ulet. “Gjithsesi per te vleresuar kete rol ne komunitetin shkencor, kerkoheshin rezultate mbi te ashtequajturit minj “knock out”, te cilet kane qene objekt i nje publikimi te koheve te fundit te punes kembengulese dhe entuziaste te shume kerkuesve te rinj” perfundon Fusco. “Prandaj, keto studime e tregojne cbx7 si nje marker te shkelqyeshem per diagnozen dhe prognozen e karcinomave te mushkerive dhe organeve te tjera, dhe identifikojne ciklinen E si nje shenjester terapeutike ne neoplazite e mushkerive”
Projekti i financuar nga Shoqata italiane per kerkimet mbi kancerin (Airc).
Burimi i Informacionit: Revista Le Scienze Online Mars 2012