martedì 15 maggio 2012

Nje Pune si Cdo Pune Tjeter , Nje Jete si Cdo Jete Tjeter - Pjesa 1

Anija Ob , me ne bord ekspediten e gjashte te Antarktikut Sovietik, u nis nga Leningradi me 5 nentor 1960. Pas 36 ditesh ne det, ajo leshoi pjese te ekspedites ne akujt e Brigjeve te Princeshes Astrid. Puna e tyre ishte te ndertonin nje baze polare ne Antarktike ne Oazin e Schirmacher dhe te kalonin dimrin atje. Pas 9 javesh, me 18 shkurt 1961, u hap nje baze e re, e quajtur Novolazarevskaya.


Ata mbaruan ne kohe. Dimri polar sapo kishte filluar, duke sjelle muaj me erresire, stuhi debore dhe te ftohte ekstrem. Deti ngriu. Anija ishte bllokuar dhe nuk do mund te ktheheshin per nje vit. Kontakti me boten e jashtme ishte shkeputur. 12 banoret e Novolazarevskaya ishin te vetmuar tani.

Leonid Ivanovich Rogorov


Nje nder anetaret e ekspedites ishte nje 27 vjecar, kirurg nga Leningradi, Leonid Ivanovich Rogorov. Ai kishte ndalur karrieren e tij premtuese shkollore dhe ishte larguar me ekspediten pak para se te mbronte tezen e tij mbi metodat e reja per operimit te kancerit te ezofagut. Ne Antarktite ishte i pari dhe per me teper doktori i grupit, megjithse ai kishte sherbyer edhe si metereolog dhe drejtues i paisjeve te tyre tokesore.

29 Prill 1961
Pas disa javesh, Rogorov u semur. Ai vuri re simptoma si dobesi, nje perkeqesim te pergjithshem, nauzea dhe me pas, dhimbje ne zonen e siperme te abdomenit, qe shperndahej drejt zones se ulet te djathte. Temperatura e tij arriti ne 37.5 grade. Rogorov do te shkruante ne ditarin e tij: “Me sa duket kam apandesit. Po rri urte dhe spo flas per te, per te mos thene qe po buzeqesh. Pse ti frikesoj shoket e mi? Kush do te mund te me ndihmonte? I vetmi takim qe ka nje eksplorues polar me mjekesine eshte karrikja e nje dentisti.”

Si kirurg qe ishte, Rogorov nuk pati veshtiresi per te diagnostikuar nje apandesit akut. Ne kete situate, gjithsesi, ai kishte perpara nje sprove te eger te fatit. Ai e dinte qe per te mbijetuar duhet te kryente nje operacion. Por ai ishte ne ato kushte estreme te Antarktides dhe ne mes te nje dimri polar. Transportimi ishte i pamundur. E kote ideja per te fluturuar si pasoje e stuhive te debores. Dhe kishte edhe nje problem tjeter: ishte i vetmi mjek i bazes.

30 prill
U perdoren te gjitha trajtimet e mundshme (antibiotiket, ftohje locale) por gjendja e pacientit vetem se u perkeqesua; temperature e trupit u rrit, vjellja u be me e shpeshte [1] [2]

“Nuk fjeta fare naten e kaluar. Dhemb si dreqi! Duket si nje stuhi debore ne shpirtin tim, si ulerima e qindra çakenjve. Akoma nuk ka simptoma te dukshme te nje çarje te mundshme, por nje parandjenje mbytese me pushton … E pati edhe kjo … Mendoj se duhet ti shkoj te vetmes rruge te mundshme: te operoj veten … Eshte gati e pamundur … Por nuk mund te kryqezoj duart dhe te mos bej asgje!

“18.30. Nuk jam ndier ndonjehere kaq keq ne jeten time. Ndertesa tundet sikur eshte nje loder e vogel ne stuhi. Djemte e kuptuan. Ata vijne vazhdimisht per te me qetesuar. Jam i merzitur me veten – Ja prisha pushimet cdokujt. Neser eshte dita. Dhe cdokush po merret me pergatitjen e autoclaves. Kami sterilizuar shtratin sepse do ten a duhet te operojme.
“20.30. Po perkeqesohem. I thashe djemve. Tani ata po heqin cdo gje qe nuk duhet ne dhome”.

Bibliografia
[1] Rogozov LI. Self operation. Soviet Antarctic Expedition Information Bulletin. Washington, DC: American  Geophysical Union 1964;4:223-4
[2] Rogozov LI. Operacija na sebe. Bjulleten sovietskoj antarkticheskoj ekspeditzii 1962;37:42-4