lunedì 4 giugno 2012

Aneurizma e Aortes Ashendente

Aneurizma e Aortes Ashendente

Paciente femer, 92 vjeçe, shtrohet ne repartin e semundjeve te mushkerive si pasoje e perkeqesimit te dispnese shoqeruar me perkeqesim te gjendjes se pergjithshme shendetsore.



Nga anamneza (mbledhja e informacioneve mbi te kaluaren mjekesore te pacientes) u zbulua prania e nje aneurizme e aortes ashendente (pjesa e aortes nga baza e saj deri tek harku).


Per te rivleresuar gjendjen aktuale te aneurizmes u krye nje tomografi me material kontrasti qe kishte si shenjester aorten.


Imazhet sollen ne pah pranine e nje aneurizme te aortes ashendente e disekuar (ylli paraqet kufirin ndermjet lumen-it te vertete dhe atij te krijuar nga disekimi) e dimensioneve 7 cm x 8 cm (shigjeta e madhe) qe zgjatej per 7 cm. Gjithashtu vihet re edhe material trombotik ne faqet e saj (shigjeta me e vogel).


U kerkua nje konsulence kirurgjikale qe perjashtoi nderhyrjen kirurgjikale bazuar ne moshen e saj dhe ne semundjet e tjera te paraqitura ne anamneze. Ne kete pike, merr edhe me teper rendesi kontrolli farmakologjik i presionit arterial duke qene se ajo vuan edhe nga hipertensioni.