sabato 9 giugno 2012

Biomarkatoret Tumorale

Substanca te dozueshme ne lengjet biologjike qe paraqesin nje sinjal te pranise ose zhvillimit te nje neoplazie.



Mund te maten ne siero, inde ose lengje biologjike (versamente pleurale, ascit, urine, lengun cerebrospinal, lavazhin bronkial)

Asnje markator nuk eshte ekskluziv per transformimin neoplazik. Ajo qe merret si pike referimi eshte vlera e cut-off. Nese vlerat jane mbi kete limit do te thote qe jane vlera qe gjenden statistikisht me teper ne subjektet me neoplazi dhe nese eshte nen kete limit do te thote qe jane vlera qe gjendjen statistikisht me teper ne subjektet e shendetshem.

Markatoret mund te perdoren ne menyre simultane. Me shume markatore rrisin ndjeshmerine diagnostike edhe pse rrisin probabilitetin per me teper rezultate fallco.

Limiti i markatoreve sierike eshte numri i qelizave tumorale te pranishme qe te prodhojne sasine e markatorit mbi vlerat qe jane normale. Kjo do te thote qe perqendrimet e markatorit rriten me rritjen e stadit te neoplazise.

"Shkenca eshte nje dhurate e bukur per njerezimin. Te mos e shtremberojme ate"
(A. P. J. Abdul Kalam)