martedì 19 giugno 2012

Kanceri i Stomakut


Cdo vit, ne Shtetet e Bashkuara, me shume se 20.000 individe diagnostikohen me kancer te stomakut. Meshkujt kane me teper mundesi per te zhvilluar kancer te stomakut ne krahasim me femrat. Kanceri i stomakut ne pergjithsi prek persona qe jane te moshes me te madhe se 55 vjeç por mund te ndodhe edhe ne mosha me te reja. Individet nga Azia kane rastet me te larta te kancerit te stomakut. Duke qene se kanceri i stomakut mund te ndodhe pa simptoma, mund te jete ne fazat e avancuara ne momentin qe diagnostikohet. Atehere trajtimi perqendrohet ne lehtesimin e simptomave te pacientit dhe permiresimi i cilesise se jetes. Kanceri i stomakut mund te jape metastaza (te shperndahet) ne organe te tjera te trupit.

SIMPTOMAT E KANCERIT TE STOMAKUT
-  Humbje e oreksit
-  Humbje e peshes pa kryer diete
-  Dhimbje e barkut, me ose pa enjtje (eng. swelling)
-  Te ndihesh i ngopur edhe me pak ushqim
-  Probleme me tretjen
-  Nauzea ose vjellje
-  Vjellje me gjak

ANALIZAT PER KANCERIN E STOMAKUT
Nese mjeku juaj dyshon per kancer te stomakut, do tu kryhen analizat baze si analizat e gjakut per te zbuluar anemi (numer i ulet i rruazave te kuqe te gjakut). Analizat e tjera perfshijne nje tomografi te kompjuterizuar te abdomenit ose nje radiografi pas marrjes se nje lengu qe permban barium. Doktori mund  te analizoje ne brendesi te stomakut duke perdorur nje endoskop, tub i ndritshem qe kalohet nga goja ne ezofag (pjesa qe lidh gojen me stomakun) dhe pastaj ne stomak. Ky test kryhet nga nje gastroenterolog, doktor i specializuar ne diagnostikimin dhe trajtimin e semundjeve te tretjes.

Kanceri i Stomakut dhe Endoskopia

TRAJTIMI I KANCERIT TE STOMAKUT
Kirurgjia eshte shpeshere trajtimi kryesor i kancerit te stomakut. Perdoren disa lloje operacioni, bazuar ne vendndodhjen e kancerit ne stomak. Duke qene se keto jane operacione te medha, pacientet do te kryejne pergatitje perpara nderhyrjes dhe do tu duhet kohe per tu sheruar pas nderhyrjes. Rreziqet dhe dobite e ketyre nderhyrjeve ndryshojne ne baze te gjendjes mjekesore specifike. Kemioterapia (perdorimi i ilaçeve kunder kancerit) dhe radioterapia (perdorimi i rrezeve me energji te larte per te vrare qelizat kancerogjene) mund te perdoren bashke me nderhyrjen kirurgjikale per te ndihmuar ne trajtimin e kancerit te stomakut. Duke qene se çdo pacient eshte i ndryshem, trajtimi eshte i individualizuar bazuar edhe ne gjendjen klinike te pacientit. Si kemioterapia edhe radioterapia mund te perdoret per te permiresuar cilesine e jetes dhe te ule simptomat e kancerit te stomakut, edhe kur kirurgjia kuruese nuk eshte e mundur. Shkencetaret po mundohen te mesojne me teper mbi shkaqet e ketij kanceri dhe se si mund te zbulohet me heret. Te zbulosh kancerin e stomakut ne fazat e hershme, permireson shancet per te jetuar me gjate nese merret nje terapi e duhur.

Burimi i Informacionit : JAMA 2004; 291 (2) : 266