sabato 16 giugno 2012

Nje Pune si Cdo Pune Tjeter , Nje Jete si Cdo Jete Tjeter - Pjesa 2

Pergatitja per operacionin
Pjesetaret e grupit ndoqen keshillat e Rogorov dhe pergatiten nje hapesire per te kryer operimin. Nxorren çdo gje jasht nga dhoma e Rogorov duke lene vetem shtratin, dy tavolina dhe nje llampe tavoline. Aerologjistet Fedor Kabot dhe Robert Pyzhov e mbushen dhomen me drite ultraviolet dhe sterilizuan shtratin dhe rrobat.
Ashtu si Rogorov, edhe meteorologjisti Alexandr Artemev, mekaniku Zinovy Teplinsky dhe drejtuesi i stacionit Vladislav Gerbovich, u zgjodhen per t’ju nenshtruar nje larje sterilizuese. Rogorov u shpjegoi se si do te kryhej operimi dhe u tregoi punet qe do kryenin: Artemev do ti zgjaste mjetet e punes; Teplinsky do te mbante pasqyren dhe do te rregullonte ndriçimin e llampes; Germovich do te qendronte ne gjendje gadishmerie per te nderhyre nese anetaret e tjere do te kishin nauzea. Nese Rogorov do te humbiste vetedije, u tregoi se si duhet ti injektonin ilaçet duke perdorur shiringat qe ai kishte pergatitur dhe se si duhet te kryenin ventilimin artificial. Pastaj ai i tha Artemev-it dhe Teplinsky-t ti pastronin duart, te disinfektonin duart e tyre dhe u veshi dorashkat.

Kur pergatitjet mbaruan, Rogorov pastroi duart dhe u rregullua ne shtrat. Zgjodhi nje pozicion gjysem te shtrire, me ijen e djathte me te ngritur dhe pjesen e ulet te trupit te ngritur me nje kend 30 grade. Pastaj disinfektoi dhe rregulloi hapesiren e operimit. Ai parashikoi qe do te kishte nevoje per ndjesine e tij per tu drejtuar dhe si pasoje vendosi te punoje pa dorashka.

Operimi
Operimi filloi ne oren 2 te mengjesit. Rogorov ne fillim kreu disa injeksione  me 20 ml prokaine 0.5% ne shtresat e murit te barkut. Pas 15 minutash ai kreu nje çarje 10-12 cm. Pamja ne brendesi te plages nuk ishte ideale; ndonjehere duket te ngrinte koken per te pare me mire ose te perdorte pasqyren, por pjesen me te madhe te punes e kreu me prekje. Pas 30-40 min, Rogorov filloi te kryente ndalesa te vogla si pasoje e dobesise se pergjithshme dhe marrjes se mendve. Pastaj filloi te hiqte apandesitin e prekur rende. Ai vendosi antibiotike ne kavitetin peritoneal dhe pastaj mbylli plagen. Operacioni zgjati rreth 1 ore e 45 min [1] [2]

Fotografi Gjate Operimit
Gjate operimit, Gerbovich thirri Yuri Vereshchagin per te marre foto. Gerbovich do te shkruante ne ditarin e tij [3]:

Fotografi Gjate Operimit

“Kur Rogorov kreu prerjen,  ishte duke operuar brenda vetes dhe hoqi apandesitin, zorret e tij kerrciten, dhe kjo gje ishte mjaft e shpifur per ne; njeri u largua menjehere qe te mos shikonte, une nuk leviza. Artemev dhe Teplinsky mbajten vendin e tyre megjithse me vone kuptuam qe edhe ata po ndiheshin keq dhe kishin qene gati te humbisnin vetedije…Rogorov ishte i qete dhe i perqendruar tek puna e vet, por djerset po i rridhnin ne fytyre dhe shpeshhere i kerkonte Teplinsky-t ti fshinte ballin….Operacioni mbaroi ne oren 4 te mengjesit. Ne fund, Rogorov ishte i zbehte dhe i lodhur, por kishte mbaruar pune”.

Pas operimit
Me pas Rogorov u tregoi asistenteve te tij si te pastronin dhe te hiqnin mjetet e punes dhe materialet e tjera. Nje here qe kishin mbaruar, mori disa tableta gjumi dhe fjeti.
Temperatura diten tjeter ishte 38.1 grade; ai e pershkruajti gjendjen e tij si “te dobet” por ndihej me mire. Vazhdoi te merrte antibiotiket. Pas 4 ditesh, funksioni i aparatit te jashteqitjes u normalizua dhe shenjat e peritonitit lokal u zhduken. Pas 5 ditesh temperatura ishte normale; pas 1 jave hoqi te qepurat. Pas 2 javesh ju kthye puneve normale dhe ditarit te tij…
 
Bibliografia
[1] Rogozov LI. Self operation. Soviet Antarctic Expedition Information Bulletin. Washington, DC: American Geophysical Union 1964;4:223-4.
 [2] Rogozov LI. Operacija na sebe. Bjulleten sovietskoj antarkticheskoj ekspeditzii 1962;37:42-4.
 [3] Gerbovich VI. Fragment from diaries in 3  V proshlom u nego moglo byt bolshoe budushchee. Omsk Humanitarian Institute, 2007;63-185.

[Shkeputur nga BMJ: 2009; 1420-1422]