venerdì 29 giugno 2012

Semundja e Veshkes Policistike


Cfare bejne veshkat?
Veshkat largojne mbeturinat nga gjaku. Kete funksion e kryejne duke filtruar gjakun dhe duke formuar urinen. Urina largon mbetjet nga trupi jone.

Cfare eshte semundja e veshkes policistike?
Semundja e veshkes policistike (eng. Polycystic Kidney Disease, PKD)  ndodh ne familje. Qese me leng (te quajtura ciste) formohen ne veshka. Nese formohen shume ciste dhe rriten ne dimensione, veshkat mund te demtohen. Cistet mund te japin dhimbje ose mund te infektohen. Femijet e personave me kete semundje kane 50% mundesi te trashegojne semundjen.


Si prek semundja?
Shumica e njerezve me PKD mund te kryejne nje jete normale. Shume persona me PKD kane probleme te vogla me shendetin. Tre ne pese persona te prekur nga PKD do te kene presion te larte te gjakut qe mund te trajtohet me barna. Ne disa persona, gjithsesi, PKD mund te shkaktoje insuficience renale. Rreth 50% e personave me PKD kane insuficience renale ne moshen 60 vjeçare. Keto persona mund te kene nevoje per dialize (filtrim i gjakut nga nje makineri) ose per nje trapiant renal. PDK eshte me e keqe tek meshkujt, zezaket dhe njerezit me drepanocitoze (lloj anemie ku rruazat e kuqe kane formen e nje draperi). Gjithashtu, ka nje forme pediatrike te PDK qe eshte me e rende se sa forma qe godet te rriturit.

A mund te goditen organet e tjera nga PKD?
Njerezit me PKD mund te kene ciste ne melçine e tyre. Keto ciste zakonisht nuk shkaktojne probleme serioze. PKD mund te jape probleme me zemren, trurin, zorret, pankreasin, vezoret dhe shpnetken. Nese PKD godet trurin, mund te shkaktoje aneurizem, nje bulkth arterieje qe ka rrezik te plase.

Cilat jane simptomat e PDK?
Simptoma me e zakonshme e PKD eshte presioni i larte i gjakut. Simptoma te tjera jane:
- Dhimbje e belit ose e ijes
- Gjak ne urine
- Infeksione te shpeshta te veshkave

Si mund te tregoje mjeku nese kemi te bejme me PKD?
Pjesa me e madhe e njerezve me PKD fillojne te kene simptoma gjate moshes se mesme. Nese keni simptoma nga PKD ose jeni ne rrezik per te zhvilluar semundjen, doktori mund te kerkoje te kryeni nje ekografi (analize me ultratinguj). Kjo analize mund te tregoje nese keni ciste ne veshka. Doktori gjithashtu mund te kerkoje te kryeni nje tomografi te kompjuterizuar per te kerkuar ciste ne veshka.

Kush duhet te kontrollohet per PKD?
Nese njeri prej prinderve tuaj vuan nga PKD, atehere kerkojini mjekut tuaj nese duhet te kryeni nje ekografi te veshkave. Nese keni PKD dhe keni nje te aferm qe ka pasur nje aneurizem cerebrale, doktori juaj mund tu kerkoje te kryeni nje tomografi te kompjuterizuar ose nje resonance magnetike cerebrale. Rezonanca magnetike perdor nje kamp magnetik dhe radiofrekuenca per te pasur nje imazh te trurit. Nese keni rrezik te larte per nje aneurizem, doktori juaj mund tu kerkoje te kryeni nje tomografi ose resonance cdo pese vjet per te zbuluar aneurizma perpara se te japin probleme.

Ka trajtim per PKD?
Nuk ka trajtim per cistet e shkaktuara nga PKD. Nese cistet japin probleme, doktori juaj mund te trajtoje simptomat dhe te ndiheni me mire.

A mund te diagnostikohet PKD tek fetusi?
Po. PKD mund te diagnostikohet tek femijet ne miter me ane te nje testi te quajtur amniocenteze. Ky eshte nje test i lengut qe rrethon femijen ne miter. Nje test tjeter qe mund te perdore mjeku juaj eshte nje marrje e villeve korionike. Ky eshte nje test i nje pjese te vogel te placentes. Nese keni PKD dhe jeni shtatzene, flisni me mjekun tuaj per keto teste.

[Am Fam Physician 2005; 71 (1): 137 - 138]