giovedì 7 giugno 2012

Si dhe Sa Duhet te Trajtohet Pseudomonas Aeruginosa per te Parandaluar Kronicizimin?

Pseudomonas Aeruginosa
Pseudomonas aeruginosa eshte patogjeni kryesor ne pacientet e prekur nga fibroza cistike. Gjate jetes, 80% e pacienteve (27% me pak se 6 vjeç) jane te infektuar. Per arsye te ndryshme, te lidhura me semundjen baze, nje here qe infeksioni behet kronik, mikroorganizmi nuk mund te zhduket me dhe mbahet pergjegjes per nje ecuri perkeqesuese te semundjes. Eshte demostruar qe nje trajtim i menjehershem me antibiotike, qe ne izolimin e pare te mikroorganizmit ose gjithsesi ne fazat e para te infeksionit, eshte ne gjendje te ulje ne menyre domethenese mundesine e kronicizimit [1]



Ne pergjithsi, ne Europe, skemat e trajtimit çrrenjoses bazohen ne dhenien e ciprofloksacines ne rruge orale dhe kolistines ne rruge aerozolike, ndersa ne Ameriken e Veriut mbizoteron perdorimi i tobramicines per rruge thithese (aerozolike). Studimet e kryera deri tani kane perfshire nje numer te limituar te pacienteve, te trajtuar me skema te ndryshme terapie. Shpeshhere nuk eshte perdorur nje grup kontrolli ose parametrat e zgjedhur si mates te efikasitetit kane qene heterogjen. Mungojne studimet mbi numra te gjere pacientesh per te krahasuar efikasitetin e antibiotikeve te ndryshem (ose lidhje antibiotikesh) dhe menyrat e ndryshme te trajtimit. Nuk dihet deri me sot, cila skeme terapie mund te konsiderohet “me e mira” per te parandaluar kronicizimin e Pseudomonas.

Ky kerkim i randomizuar dhe i kontrolluar, i kryer ndermjet 2004 dhe 2009, u krye per te krahasuar efikasitetin e dy skemave te ndryshme te antibiotikeve qe perdoren kur shfaqet Pseudomonas aeruginosa [2] [3]. Kane marre pjese 304 femije me fibroze cistike te moshes nga 1 deri ne 12 vjeç, te shperndare ne 55 qendra te fibrozes cistike amerikane. Per çdo femije, studimi zgjati 18 muaj dhe kriteri i perfshirjes ishte izolimi fillestar ne rruget e frymemarrjes i Pseudomonas aeruginosa (ne momentin e perfshirjes ne studim ose maksimumi 6 muaj me pare).

Nje here qe kryhej nje trajtim i pare antipseudomonas (efekti i te cilit nuk ishte objekt vleresimi) jane krahasuar strategjite e ndryshme te antibiotikeve, per te verifikuar cilet ishin ato me efikase. Ne baze te terapise se perzgjedhur, pacientet u ndane ne 4 grupe, me skema trajtimi te programuara ne fillim:

-  Dy grupe kryenin terapi antibiotike “me cikle”, domethene 6 cikle ne trimester, pamvaresisht nga rezultatet e mikrobiologjise. Terapia ishte e perbere nga tobramicina ne rruge aerosolike per 28 dite bashke me ciprofloksacine ne rruge orale per 14 dite ne njerin grup ndersa ne grupin tjeter tobramicina ne rruge aerozolike per 28 dite bashke me shtimin e placebos ne rruge orale per 14 dite.

- Dy grupet e tjera kryenin terapi antibiotike vetem nese rezultatet e mikrobiologjise ishin pozitive per Pseudomonas aeruginosa. Edhe ne kete rast terapia perbehej nga tobramicina ne rruge aerozolike per 28 dite bashke me ciprofloksacine ne rruge orale per 14 dite ne njerin grup dhe tobramicine ne rruge aerozolike per 28 dite me shtimin e placebos ne rruge orale per 14 dite. Ne kete menyre, si ne rastin e “cikleve te programuara” edhe ne ato “ne baze te pranise se Pseudomonas” ishte e mundur vleresimi nese bashkimi (ita. associazione) i ciprofloksacines ne rruge orale me tobramicinen ne rruge aerozolike mund te jepnin nje dobi te metejshme.

Ne 4 grupet objekte te studimit efikasiteti i protokolleve te ndryshme u mat me ane te vleresimeve, ne harkun e 18 muajve nga fillimi i trajtimit, te intervaleve kohore pa perkeqesime respiratore dhe numrit te pozitivitetit per Pseudomonas Aeruginosa. Rezultatet me te rendesishme ishin keto:

Regjimi i bazuar ne izolimin e mikroorganizmit dhe ai i bazuar me ciklet e programuara kishin te njejten efikasitet. Ne fakt, koha nga nisja e trajtimit per Pseudomonas deri ne perkeqesimin e pare respirator ishte i njejte si ne pacientet e trajtuar vetem ne rastin e pozitivitetit te analizes mikrobiologjike ashtu dhe ne ata te nenshtruar nje trajtimi “me cikle”. Diferenca domethenese nuk u verejten as me frekuencen e rasteve te pozitivitetit per Pseudomonas aeruginosa. Shtimi i ciprofloksacines ne rruge orale ne terapine me tobramicinen ne rruge aerozolike nuk ka sjelle dobi te dukshme.

Prandaj, si perfundim, mund te thuhet qe ne fazat e para te infeksionit nga Pseudomonas aeruginosa, te kryesh me teper sdo te thote se je duke bere me mire. Te kryesh vetem ate qe eshte per tu kryer dhe jo me teper, duke kontrolluar vazhdimisht analizat mikrobiologjike te rrugeve te frymemarrjes, i jep mundesine pacientit te shmange cikle terapie te kushtueshme dhe pa nje efikasitet te tepert.

BIBLIOGRAFIA


[1] Ratjen F, Munck A, Kho P, Angyalosi G; ELITE Study Group.
"Treatment of early Pseudomonas aeruginosa infection in patients with cystic fibrosis: the ELITE trial". Thorax 2010;65:286-291

[2] Treggiari MM, Retsch-Bogart G, Mayer-Hamblett N, Khan U, Kulich M, Kronmal R, Williams J, Hiatt P, Gibson RL, Spencer T, Orenstein D, Chatfield BA, Froh DK, Burns JL, Rosenfeld M, Ramsey BW; Early Pseudomonas Infection Control (EPIC) Investigators.
"Comparative efficacy and safety of 4 randomized regimens to treat early Pseudomonas aeruginosa infection in children with cystic fibrosis". Arch Pediatr Adolesc Med 2011;165:847-856.

[3] Saiman L, Cohen MB."What have we learned about early treatment of Pseudomonas aeruginosa infection in infants and children with cystic fibrosis?" Arch Pediatr Adolesc Med 2011; 165:867-868

Marre nga faqja e Fondacionit Italian te Kerkimeve mbi Fibrozen Cistike
http://www.fibrosicisticaricerca.it
Nentor 2011
 
[ Shkrimi origjinal i pergatitur nga Dr Giovanni Taccetti, Qendra e Fibrozes Cistika, Firenze]