mercoledì 18 luglio 2012

Gjendja Konfuzionale ne nje Pacient me Semundje Kronike te Melçise


Cilat jane diagnozat diferenciale te nje gjendje subakute konfuzionale ne nje pacient me semundje te melçise?


Diagnozat diferenciale perfshijne 5 sindroma te medha: encefalopatia hepatike, encefalopatia e Wernicke-s , lenia e alkolit, kriza epileptike pa origjine te percaktuar (eng. occult seizures) dhe infeksioni.

Encefalopatia hepatike i referohet nje ndryshimi te funksioneve konjitive si pasoje e nje procesi metabolik, pasoje e insuficiences hepatike. Encefalopatia e Wernicke-s i referohet treshes: ataksi ne ecje (eng. Gait ataxia), oftalmoplegji dhe konfuzion, te shkaktuara nga mungesa e tiamines, diçka qe vihet re zakonisht tek alkolistet kronike. Lenia e alkolit, krizat epileptike pa origjine te percaktuar dhe nje infeksion mund te japin nje gjendje konfuzionale subakute ne nje pacient me semundje kronike te melçise. 

NEJM Shkurt 2012

"Doktoret jane fantastike...per sa kohe nuk ke nevoje per ta"
(Edward E. Rosenbaum , A Taste of My Own Medicine: When the Doctor is the Patient)