martedì 24 luglio 2012

Hipertensioni ne Pacientet me Apne Obstruktive te Gjumit

Trajtimi me CPAP (eng. Continuous Positive Airway Pressure) uli rrezikun ne pacientet e prekur rende.

Studime te ndryshme kane treguar nje lidhje ndermjet Apneve Obstruktive te Gjumit (AOG) (eng. Obstructive Sleep Apnea) dhe hipertensionit, por studime prospektive te incidences (rasteve se hipertensionit kane sjelle rezultate jo te qarta. Pacientet AOG qe kryejne CPAP, pesojne renie afatshkurter te vlerave te presionit te gjakut. Gjithsesi, ne pacientet me AOG te lehte nuk dihen  efektet afatgjate te CPAP dhe dobite kardiovaskulare. Studjues nga Spanja vleresuan keto çeshtje ne dy studime qe kishin lidhje me njera tjetren.

Ne nje studim (koha mesatare e vezhgimit , 12 vjet), kerkuesit reklutuan 1889 paciente (mosha mesatare 50 vjeç , Indeksi Trupor Mesatar [BMI] , 30 kg/m2) pa hipertension te cilet ishin derguar per te kryer polisonografi. Nga 1579 pacientet me AOG, 1117 (71%) ishin kandidate per CPAP. Ne analizat e korregjuara per faktoret e rrezikut kardiovaskular, BMI  dhe ndryshore te tjera, rreziku per incidence te hipertensionit ne pacientet AOG qe ndoqen terapine CPAP ishte 29% me i ulet se sa pjesemarresit jo-AOG.

Nga ana tjeter, rreziku per incidence te hipertensionit ishte me i larte tek pacientet AOG qe nuk ishin kandidate per CPAP (+33%), ne ata qe nuk pranuan CPAP (+96%) dhe ne ata qe nuk ndoqen siç duhet terapine me CPAP (+78%), krahasuar me pjesemarresit jo-AOG.

Ne nje studim tjeter nga te njejtet kerkues (koha mesatare e vezhgimit, 4 vjet), 725 paciente (mosha mesatare 52 vjeç , BMI 31 kg/m^2) me AOG por pa simptoma gjendjeje gjumi ditore (eng. daytime sleepiness) u randomizuan per CPAP ose pa terapi. Nuk u vune re ndryshime ndermjet grupeve te CPAP dhe te kontrollit ne incidencen e hipertensionit dhe te ngjarjeve kardiovaskulare.

Komente (nga Thomas L. Schwenk , MD) : AOG duket te kerkohet si nje komorbiditet ose shkak i nje hipertensioni qe sapo ka filluar, dhe nje vemendje te veçante duhet ti jepet atyre qe paraqesin gjendje gjumi ditore. Editoret sugjerojne qe duhet te identifikohen nengrupe qe do te kishin me teper dobi nga CPAP, keshtu mund te kihet si shenjester ndjekja e terapise, duke qene se mosndjekja eshte nje nder problemet kryesore. Duhet te kemi parasysh qe ka edhe mundesi te tjera terapie duke perfshire edhe humbjen e peshes.

Publikuar ne Journal Watch General Medicine Maj 2012

Sqarim: CPAP eshte nje teknike e cila nuk perben nje metode ventilimi mekanik te vertete per shkak se aparatura nuk ofron asnje ndihme ne aktin e frymemarrjes (ndryshe nga metodat e ventimit me parametra presore ose volumetrik ku aparatura ndihmon pacientin ne aktin e frymemarrjes). Ndihmon qe gjate gjithe ciklit te frymemarrjes te mbahet nje presion pozitiv ne rruget e frymemarrjes (i ashtequajturi PEEP, Positive End-Expiratory Pressure) ne menyre qe ato te mos pesojne kolaps. Eshte nje teknike qe perdoret si forme trajtimi per sindromen e apneve obstruktive te gjumit por edhe per semundje te tjera si edema polmonare me baze kardiogjene.

Citimet:
Marin JM et al. Association between treated and untreated obstructive sleep apnea and risk of hypertension. JAMA 2012 May 23/30; 307:2169.
Artikulli i Plote [Link]
Abstrakt ne Pubmed [Link]

Barbé F et al. Effect of continuous positive airway pressure on the incidence of hypertension and cardiovascular events in nonsleepy patients with obstructive sleep apnea: A randomized controlled trial. JAMA 2012 May 23/30; 307:2161
Artikulli I Plote [Link]
Abstrakt ne Pubmed [Link]

Kapur VK and Weaver EM. Filling in the pieces of the sleep apnea–hypertension puzzle. JAMA 2012 May 23/30; 307:2197
Artikulli I Plote [Link]
Abstrakt ne Pubmed [Link]