sabato 21 luglio 2012

Toksoplazmoza dhe Sistemi Nervor Qendror


Cili eshte prezantimi tipik i nje infeksioni nga toksoplazmoza ne sistemin nervor qendror?
Toksoplazma eshte nje protozo qe rralle here shkakton semundje serioze ne individet normale. Ne pacientet me infeksion nga HIV ne faze te avancuar, eshte shkaku me i zakonshem i masave fokale te trurit.


Pacientet me infeksion nga toksoplazmoza zakonisht paraqiten me nje gjendje subakute me dhimbje koke, temperature, ndryshime te gjendjes mendore dhe defiçite neurologjike fokale. Studimet e imazherise se trurit tregojne demtime karakteristike me marrje kontrasti ne forme unaze (eng. rim-enhancing lesions) qe jane zakonisht multifokale (shume demtime) por mund te jene edhe nje demtim i vetem ne 30% te rasteve. Demtimet jane zakonisht me pak se 4 cm ne diameter.

Analizat sierologjike per imunoglobulinen G te toksoplazmozes mund te ndihmojne, duke qene se ky test ka nje ndjeshmeri te larte per nje ekspozim ngal toksoplazmes. Gjithsesi, antitrupat mund te mos jene te pranishem ne pacientet me nje imunosopresion te rende.

Keto demtime permiresohem ndjeshem me nje terapi te duhur. Prandaj, nese rasti klinik lejon kontrollin e pacientit, nje prove me barna specifike mund te jete si terapeutike ashtu edhe diagnostike.

Cili eshte trajtimi i duhur per toksoplazmozen ne sistemin nervor qendror?
Linja e pare e trajtimit perfshin pirimetaminen dhe sulfadiazinen, bashke me acidin folinik (leukovorina), ky i fundit per te ulur efektet anesore hematologjike nga keto agjente antimikrobik. Terapia e linjes se dyte, ne pacientet qe nuk mund te marrin sulfadiazine ose qe nuk e tolerojne, perfshin klindamicinen, pirimetaminen dhe acidin folinik.

NEJM SHKURT 2012

Per me teper lexoni rastin klinik:
Tracey A. Cho, M.D., Mykol Larvie, M.D., Ph.D., Di Tian, M.D., Ph.D., and Mari Mino-Kenudson, M.D. Case 6-2012 — A 45-Year-Old Man with a History of Alcohol Abuse and Rapid Cognitive Decline. N Engl J Med 2012; 366:745-755 [Link] (Per shkrimin e plote mund te jete i nevojshem regjistrimi)