venerdì 31 agosto 2012

Nje Pune si Cdo Pune Tjeter , Nje Jete si Cdo Jete Tjeter - Pjesa 3


8 Maj 1961

“Nuk i lejova vetes te mendoja per gje tjeter perveç punes qe kisha ne duar. Ishte e nevojshme te ndihesha i forte dhe te shtrengoja dhembet. Ne momentin qe do humbja ndjenjat, i kisha dhene Sasha Artemev-it nje shiringe dhe i kisha treguar se si te kryente injeksionin. Zgjodha nje pozicion gjysem te shtrire. I tregova Zinovy Teplinsky-t se si te mbante pasqyren. Te shkretet asistente te mi! Ne fund u hodha nje sy: ata po qendronin aty me kemishat e tyre te bardha, me te bardhe se kemishat e tyre. Edhe une isha i trembur. Por, kur mora shiringen me novokaine dhe kreva injeksionin, dhe pastaj fillova te operoja, nga ai moment me pas nuk vura re asgje tjeter.