venerdì 31 agosto 2012

Nje Pune si Cdo Pune Tjeter , Nje Jete si Cdo Jete Tjeter - Pjesa 3


8 Maj 1961

“Nuk i lejova vetes te mendoja per gje tjeter perveç punes qe kisha ne duar. Ishte e nevojshme te ndihesha i forte dhe te shtrengoja dhembet. Ne momentin qe do humbja ndjenjat, i kisha dhene Sasha Artemev-it nje shiringe dhe i kisha treguar se si te kryente injeksionin. Zgjodha nje pozicion gjysem te shtrire. I tregova Zinovy Teplinsky-t se si te mbante pasqyren. Te shkretet asistente te mi! Ne fund u hodha nje sy: ata po qendronin aty me kemishat e tyre te bardha, me te bardhe se kemishat e tyre. Edhe une isha i trembur. Por, kur mora shiringen me novokaine dhe kreva injeksionin, dhe pastaj fillova te operoja, nga ai moment me pas nuk vura re asgje tjeter.


“Punova pa dorashka. Ishte e veshtire per te pare. Pasqyra ndihmonte, por edhe te behet pengese. Fundja te tregon çdo gje mbrapsh! Punova kryesisht me te prekur. Gjakderdhja ishte e rende por vazhdova ngadale, u mundova te punoja! Kur hapa peritoneumin, demtova edhe pjesen fundore te zorres se holle dhe u detyrova edhe ta qepja. Pastaj me mendje thoja po sikur te kete demtime te tjera dhe nuk i kisha vene re…fillova te ndihesha me i dobet, fillova te me merreshin mend. Cdo 4-5 minuta pushoja 20-25 sekonda. Me ne fund, ja apendiksi i mallkuar! Pashe me tmerr pjesen e zeze te tij. Qe do te thote se nje dite me teper dhe do te kishte shperthyer dhe…

“Ne momentin me te keq tek po hiqja apendiksin, pata nje lekundje: zemra u ngadalsua teper; duart mu duken sikur ishin prej gome. Mendova, do mbaroje keq kjo pune. Dhe kishte mbetur vetem te hiqja apendiksin…

“Atehere kuptova qe, faktikisht, kisha shpetuar pothuajse.”

Largimi nga Antarktika

Pas me teper se 1 viti, skuadra e Novolazarevskaya u largua nga Antarktika, dhe me 29 Maj 1962 anija u ankorua ne portin e Leningradit. Diten tjeter Rogorov u kthye ne pune. Pak kohe me vone mbrojti tezen e tij. Ai punoi dhe dha mesim per Departamentin e Kirurgjise se Pergjithshme ne Institutin e Pare Mjekesor te Leningradit. Nuk u kthye me kurre ne Antarktike dhe vdiq ne Shen Petersburg, emertimi qe i ishte dhene Leningradit, me 21 Shtator 2000.

Kufiri i se Mundshmes
Ka disa raporte per autoapendesektomi ne bibliografine mjekesore. Me e hershmja me shume mundesi eshte kryer nga Dr. Kane ne 1921 (megjithse operimi u perfundua nga asistentet e tij) [1] [2].

Dime qe Rogorov nuk kishte degjuar per te perpara se te kryente operimin. Operimi qe i beri vetes Rogorov, ndoshta ishte i pari operim i kryer me sukses ne nje ambient te eger, jasht kushteve spitalore, pa asnje mundesi per te kerkuar ndihme perreth, dhe pa profesioniste te tjere perreth. Mbetet nje shembull i vendosjes qe ka njeriu per te jetuar. Ne vitet ne vazhdim, Rogorov vete e hodhi poshte lavdine qe po i jepej. Kur i permendej, ai zakonisht pergjigjej me nje buzeqeshje dhe fjalet “Nje pune si çdo pune tjeter, nje jete si çdo jete tjeter” [3]

BIBLIOGRAFIA

[1] Rennie D. Do it to yourself section: the Kane surgery. JAMA 1987;257:825-6.
[2] Frost JG, Guy CC. Self-performed operations: with report of a unique case. JAMA 1936;106:1708-10.
[3] Rogozov V. Operace vlastniho appendixu v Antarktide. Vesmir 2004;1(83):25-8.

Shkrimi origjinal i shkruajtur nga Vladislav Rogorov, djali i Leonid Rogorov, Konsulent Anestezist ne Departamentin e Anestezise, Sheffield Teaching Hospital.

Artikuj qe kane lidhje:

1.Nje pune si çdo pune tjeter, nje jete si çdo jete tjeter – Pjesa 1
2. Nje pune si çdo pune tjeter, nje jete si çdo jete tjeter – Pjesa 2

"Heshtja eshte nje argument i veshtire per tu kundershtuar"
(Josh Billings)