lunedì 3 settembre 2012

Faktoret e Rrezikut per Semundjet Kardiake

Semundjet kardiake jane shkaktare te shume vdekjeve qe ndodhin çdo vit. Eshte e rendesishme te kuptohet se çfare i ben keto semundje kaq te zakonshme dhe se si mund te ulen mundesite per te pasur nje semundje kardiake. Semundjet kardiake mund te jene te heshtur (pa simptoma) ne disa individe. Ata mund te mos e dine qe kane semundjet deri ne momentin qe pesojne nje atak kardiak (i njohur gjithashtu si infarkt i miokardit).


Nje faktor rreziku eshte dicka qe ju ben te predispozuar per te pasur nje semundje ose problem mjekesor. Disa faktore rreziku jane te ndryshueshem (mund te permiresohen). Disa faktore rreziku, si mosha ose ato gjenetike (historia familjare), nuk mund te ndryshohen.

Permiresimi i Faktoreve te Rrezikut Ndryshon Mundesine per te Pasur nje Semundje Kardiake


FAKTORET E RREZIKUT PER SEMUNDJET KARDIAKE

TE NDRYSHUESHEM
Duhani dhe ekspozimi ndaj tymit te duhanit.
Obeziteti.
Nje stil jetese jo teper aktiv.
Diabeti.
Kolesteroli i larte dhe vlera anormale te dhjamrave ne gjak.
Hipertensioni (presioni i larte i gjakut).

TE PANDRYSHUESHEM
Seksi mashkull.
Mosha me teper se 50 vjeç.
Nje histori familjare per semundje kardiake.

PER TE ULUR RREZIKUN KARDIAK
Ndaloni duhanin.
Nje diete me pak dhjamra dhe te pasur me fruta dhe perime.
Ushtrime fizike ditore per te pakten 30 minuta.
Kontrolli i diabetit dhe hipertensionit nese keni probleme te tilla.
Kontrolli i kolesterolit dhe niveleve te dhjamrave ne gjak nese jane te larta.
Te dini nese ne familje ka pasur raste infarkti te miokardit ose vdekje te papritura para moshes 50 vjeçare.

Vleresoni here pas here me mjekun tuaj faktoret e rrezikut kardiak, trajtoni semundjet kardiake aty ku jane te pranishme, dhe ulni rrezikun tuaj per infarkte te miokardit dhe vdekje te papritura.

JAMA 2003; 290 (7) : 980

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi faktoret e rrezikut kardiak]