giovedì 6 settembre 2012

Hekuri dhe Anemia - Pjesa 1


Trupi ka nevoje per hekur sepse ai luan nje rol te rendesishem ne metabolizmin e energjise dhe ne prodhimin e qelizave te kuqe te gjakut (eritropoieza). Hekuri eshte nje metal qe merr pjese ne proceset redoks – per shembull reduktim nga nje substance organike ose rioksidim nga oksigjeni. Ai lidhet i vetem me oksigjenin ose si pjese e nje kompleksi. Hekuri trasportohet ne gjak nga proteina transferrine dhe ruhet ne trup si proteinat ferritina dhe hemosiderina. Format e rendesishme te hekurit funksional jane hemoglobina, mioglobina, citokromet, proteinat hekur-squfur, enzimat me hekur dhe laktoferrina.


Ku ndodhet hekuri ne trup?
Rreth 2/3 e hekurit ne trup jane ne pigmentin e quajtur hemoglobine, e cila trasporton oksigjen ne qelizat e kuqe te gjakut. Pjesa me e madhe e 20-30 gramve hekur qe nevojiten çdo dite per sintezen e hemoglobines vijne nga riciklimi i qelizave te kuqe te gjakut te vjeteruara. Qelizat e kuqe te gjakut jetojne rreth 120 dite perpara se pjeset e tyre te riperpunohen; hekuri riciklohet ne trup dhe mbahet nje konstante e brendshme qe merret edhe nga dieta.

Qelizat e kuqe te gjakut qe jane vjeteruar shkaterrohen nga makrofaget ne shpnetke. Transferrina merr hekurin e leshuar dhe e dergon ate ne palcen e kockes. Qelizat e kuqe te gjakut qe po zhvillohen e marrin kete hekur dhe e bejne pjese te tyre ne hemoglobine. Trupi nuk ka mekanizem aktiv per te hequr hekurin e tepert, prandaj pak hekur humbet nga trupi.

Sa hekur eshte i nevojshem?
Meshkujt humbin te pakten 1 mg hekur çdo dite me djersitjen dhe renien e qelizave epiteliale nga lekura, zorret dhe rruget urinare. Femrat humbasin me teper hekur si pasoje e mestruacioneve: rreth 2 mg çdo dite. Duke qene se sasia e humbjes se hekurit eshte e vogel, edhe sasia e nevojshme qe thithet nga dieta eshte e vogel, per te sjelle serish ekuilibrin. Gjate kohes qe eshte e nevojshme nje sasi me e madhe hekuri - per shembull gjate rritjes, shtatzanise ose gjakderdhjes – zorret rrisin sasine e thithjes se hekurit deri ne 4-5 mg ne dite. Thithja kthehet ne gjendjen normale kur nevojat bien. Pamvaresisht nevojave minimale, anemia nga mungesa e hekurit eshte mjaft e perhapur ne bote.


Anemia
Burrat me nje sasi emoglobine me pak se 13 mg/ml dhe grate me me pak se 12 mg/ml kane anemi. Mendohet se rreth 500 milion njerez jane anemike, por shume me teper kane mungese te depozitave te hekurit ose eritropoieze me mungese hekuri. Prevalenca eshte e larte ne vendet ne zhvillim, ndersa ne Mbreterine e Bashkuar eshte e larte tek foshnjet (eng. infants), femijet ne periudhen para shkollore, adoleshentet dhe grate e reja.

Mesatarisht, çdo mashkull i rritur ka 1000 mg hekur ne depozita. Depozitat e hekurit jane me te uleta tek femrat e rritura (300-500 mg), gati mungojne tek femrat e reja dhe mungojne tek adoleshentet dhe femijet. Per te sapolindurit, depozitat e kufizuara te hekurit jane veçanerisht te rendesishme si burim i hekurit ne gjashte muajt e pare te jetes te nje sapolinduri sepse sasite e hekurit ne qumeshtin e gjirit jane te uleta.

Mungesa e hekurit ndodh nepermjet disa fazave qe kalojne nga mbarimi i depozitave te hekurit deri tek anemia.