martedì 18 settembre 2012

Roli i Dopamines ne Rregullimit e Ritmit Gjume - Zgjim


Dopamina ka nje rol themelor ne rregullimin e ritmit gjume /zgjim. Zbulimi, ose te pakten vertetimi i nje dyshimi qe ishte prej kohesh, u krye nga nje grup kerkuesish te qendres CIBERNED (Centro de Investigación en Biomedica Red de Enfermedades Neurodegenerativas) i Universitetit te Barcelones, qe treguan rezultatet e tyre ne nje artikull te publikuar ne revisten “PLoS Biology”.


Dihet qe , ne percaktimin e ritmit ditor zgjidh/gjume, rolin kryesor e ka hipofiza, qe merr persiper perkthimin e sinjaleve te drites qe merr nga retina, kryesisht me ane te sintetizimit te melatonines, ne nje gjuhe te kuptueshme per pjesen tjeter te organizmit. Melatonina, e prodhuar dhe leshuar gjate nates, ndihmon ne modulimin e aktivitetit metabolik te trupit gjate gjumit. Ne rregullimin e sintetizimit dhe leshimit te melatonines, nderhyn nje hormone tjeter, noradrenalina, qe kryen funksionin e saj duke u lidhur ne receptoret e membranes qe ndodhen mbi qeliza.

Gjithsesi, deri tani nuk ishte e qarte se si ky sistem arrinte te kishte aftesine te pergjigjej ne menyre kaq te shpejte ritmeve te prodhimit dhe degradimit te melatonines.

Nje studim i ri ka zbuluar nje mekanizem qe i jep , te pakten pjeserisht, nje pergjigje kesaj pyetjeje, duke vendosur ne dukje se receptoret e noradrenalines nuk jane te vetmit protagoniste ne modulimin e niveleve te melatonines, por bashkepunojne me receptoret e dopamines me ane te formimit te “heteromereve”(receptoreve te perbere).

Kur dopamine ndervepron me receptoret e vet, bllokon efektin e noradrenalines, dhe kjo perkthehet ne nje ulje te prodhimit dhe leshimit te melatonines.

Kerkuesit kane zbuluar qe keto receptore te dopamines shfaqen ne membranat e qelizave hipofizare rreth fundit te nates, kur mbaron periudha e erresires. Prandaj, thone kerkuesit, formimi i ketyre heteromereve eshte nje mekanizem efikas per te ndaluar prodhimin e melatonines kur fillon dita dhe per “te zgjuar” trurin.

Zbulimi i ketij funksioni te dopamines mund te jete shume i dobishem ne projektimin e ilaçeve te reja per te kuruar shqetesimet e ritmit dite/nate.

Le Scienze Maj 2012