domenica 21 ottobre 2012

Simptomat e Refluksit Gastroezofagal (RGE)


Pacientet qe kane RGE mund te kene simptoma si ndjesi djegie, kthim materiali gastrik, disfagji dhe dhimbje te toraksit. Simptoma me pak te zakonta jane odinofagjia (dhimbje gjate gelltitjes), nauzea, rritje e peshtymes si pasoje e refluksit gastroezofagal, dhimbje ne zonen subksifoide. Simptomat ektraezofagale mund te perfshijne kolle kronike, laringjit, azem dhe prishje te enamelit te dhembeve.


Endoskopia per Pacientet me RGE
Endoskopia mund te zbuloje ezofagun e Barret-it dhe te ule rrezikun per adenokarcinomen e ezofagut. Gjithsesi udhezuesit nuk jane te gjithe te te njejtit mendim per perdorimin e endoskopise si rutine ne pacientet me simptoma kronike te RGE. Kolegji Amerikan i Gastroenterologjise rekomandon marrjen parasysh te endoskopise ne pacientet me simptoma qe tregojne nje perkeqesim te semundjes  (disfagji, odinofagji, gjakderdhje, humbje peshe ose anemi), ne ata qe kane rrezik per ezofagun e Barret ose kur pacienti dhe mjeku mendojne qe endoskopia e hershme eshte e nevojshme.

Cfare ndryshimesh ne stilin e jetes mund te keshillohen per pacientet me RGE?
Ndryshimet ne stilin e jetes qe mund te jene te dobishme per pacientet me RGE perfshijne ndryshime ne diete nese ka ushqime qe perkeqesojne gjendjen (kafeja, çokollata dhe ushqimet e yndyrshme), ulje e obezitetit, ulje te duhanpirjes dhe perdorimit te tepert te alkolit, shmangia e te ngrenit 3 ore perpara se te shtrihen per te fjetur, ngritja e kokes kur flene dhe te ngrenit pak dhe shpesh. Gjithsesi, ndryshimet e stilit te jeteses shpeshhere mund te mos jene te mjaftueshme per te eliminuar simptomat dhe rekomandimet per te perdorur bllokues te pompes protonike paraqesin nivelin e pare te terapise farmakologjike.

NEJM Tetor 2008