lunedì 19 novembre 2012

Kanceri i Mushkerive


Nga te gjithe kanceret, ai i mushkerive eshte pergjegjes per pjesen me te madhe te vdekjeve tek meshkujt dhe femrat. Mendohet se duhani eshte pergjegjes per 8/10 e rasteve me kancer te mushkerive. Duhanprija rrit rrezikun per te zhvilluar kancer te mushkerive sepse tymi i duhanit permban kancerogjene (substanca qe mund te shkaktojne kancer). Edhe ekspozimi i nje personi qe nuk pi duhan por qendron ne ambient ku pihet duhani (i ashtequajturi duhanpires pasiv) rrit rrezikun per te zhvilluar kancer te mushkerive. Aktualisht, ndalimi i duhanit eshte e vetmja menyre e provuar qe ul rrezikun per te zhvilluar kancer te mushkerive.

mercoledì 14 novembre 2012

Ana e Erret e Gjenomes


Rezultatet e para te projektit ENCODE kane treguar aktivitet intensiv ne pjesen jo kodifikuese te gjenomes njerezore, te ashtequajtur “ADN hedhurine”, duke treguar qe ajo mban miliona çelesa per aktivizimin dhe heshtjen e gjeneve, te organizuara ne rrjeta heriarkike te nderlikuara. Perveç faktit qe shtojn dijet tona per shprehjen gjenike, rezultatet e ENCODE jane themelore per interpretimin me me shume saktesi te rezultateve te studimeve te tjera qe analizojne lidhjen ndermjet gjeneve dhe semundjeve.