lunedì 19 novembre 2012

Kanceri i Mushkerive


Nga te gjithe kanceret, ai i mushkerive eshte pergjegjes per pjesen me te madhe te vdekjeve tek meshkujt dhe femrat. Mendohet se duhani eshte pergjegjes per 8/10 e rasteve me kancer te mushkerive. Duhanprija rrit rrezikun per te zhvilluar kancer te mushkerive sepse tymi i duhanit permban kancerogjene (substanca qe mund te shkaktojne kancer). Edhe ekspozimi i nje personi qe nuk pi duhan por qendron ne ambient ku pihet duhani (i ashtequajturi duhanpires pasiv) rrit rrezikun per te zhvilluar kancer te mushkerive. Aktualisht, ndalimi i duhanit eshte e vetmja menyre e provuar qe ul rrezikun per te zhvilluar kancer te mushkerive.


SIMPTOMAT E KANCERIT TE DUHANIT
-          Kolle e vazhdueshme
-          Dhimbje e vazhdueshme e toraksit
-          Keputje
-          Humbje e oreksit dhe peshes
-          Pneumoni qe perseriten
-          Enjtje e qafes dhe fytyres
-          Dalje gjaku kur kollitet

Biopsia e Mushkerive - Marrje Indi per Analize (Copyright i C. Lynm)

DIAGNOZA
Kur dyshohet per nje kancer te mushkerive, doktori juaj mund te kerkoje nje radiografi te toraksit dhe nje analize te gelbazes (eng. sputum test), ku gjendet mukus i dale nga mushkerite. Per te provuar pranine e kancerit te mushkerise, mund te kryhet nje biopsi: merren copa te vogla indi nga mushkerite dhe ekzaminohen per te gjetur nese ka qeliza kancerogjene. Nese diagnostikohet kancer i mushkerive, doktori juaj mund te kerkoje te dije se sa eshte i shtrire kanceri dhe te shohe nese ka prekur organe te tjera, proces analize ky i njohur si stadim (eng. staging). Njohja e stadit te semundjes eshte e rendesishme per te vendosur terapine.

TRAJTIMI
Per te vendosur trajtimin me te mire per kancerin e mushkerive merren parasysh shume faktore, perfshire ketu stadi i semundjes, tipi i qelizave kancerogjene, pozicioni ne mushkeri dhe gjendja e pergjithshme e pacientit.
-          Mund te jete e nevojshme te kryhet nje nderhyrje kirurgjikale per te hequr nje pjese te mushkerive, ose ne disa raste nje mushkeri te tere. Per disa tumore mund te mos jete e mundur kirurgjia per shkak te dimensioneve ose pozicionit.
-          Kemioterapia (perdorimi i ilaçeve per te vrare qelizat kancerogjene) perdoret shpesh per trajtimin e kancerit. Kemioterapiket ne pergjithsi jepen ne rruge intravenoze.
-          Terapia me rreze (radioterapia) vret qelizat kancerogjene duke perdorur rreze me energji te larte qe leshohen ose nga nje burim i jashtem dhe jane si shenjester tumorin ose duke vendosur grimca te vogla radioaktive direkt ne tumor.

Kemioterapia dhe radioterapia mund te kene efekte te renda anesore, sidomos per faktin se keto dy trajtime prekin edhe qelizat e shendetshme perveç atyre kancerogjene. Efektet anesore tipike perfshijne nauzea, vjellje, humbje te flokeve, infeksione te gojes dhe keputje.

JAMA 2003; 289 (3) : 380

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi kancerin e mushkerive]


"Koha eshte Ajo qe Duam me Teper por qe Perdorim me Keq"
(William Penn)