venerdì 14 dicembre 2012

Cili Lloj Diabeti Prek nje Person me Fibroze Cistike?


Per tu pergjigjur kesaj pyetjeje duhet te kuptohet fillimisht se cili lloj diabeti eshte i pranishem ne familje: Diabeti i tipit 1 mund te shfaqet tek femijet ose me sakte ne cilendo moshe te re, dhe vjen si pasoje e nje nderveprimi te nje baze gjenetike (nje karakteristike te veçante gjenetike) me nje ose me shume faktoreve ambientale (qe nuk njihen akoma por hipotizohen faktore virale, stresi, trauma). Predispozimi gjenetik nuk eshte i mjaftueshem qe diabeti te shfaqet. Eshte e nevojshme nje shkak qe e fillon, i cila vjen nga ambienti. 


Ky shkak (qe nuk eshte e domosdoshme te jete gjithmone i dukshem) ndryshon mekanizmat e njohjes se sistemit imunitar te individit  ndaj insulines, hormon qe prodhohet nga pankreasi per te metabolizuar sheqernat, dhe fillon nje mekanizem anti insuline. Per kete arsye, sot flasim per diabetin e tipit 1 si nje semundje autoimune, me çaktivizimin e insulines natyrale dhe nevojes per nje terapi zevendesuese me insuline. Per sa i perket trashegimise, ne rastin e diabetit te tipit 1, vellezerit dhe motrat e personit diabetik dhe femijet e nje babai diabetik kane rreth 6-10% mundesi qe te semuren nga diabeti i tipit 1. Rreziku eshte edhe me i ulet nese eshte nena e prekur nga diabeti.

Forma tjeter e diabetit eshte diabeti i tipit 2, qe njihej si diabeti i pavarur nga insulina, duke qene se trajtohej, te pakten ne fazat e para te semundjes, jo me insuline por me ilaçe hipoglicemizante te dhene ne rruge orale dhe shpeshhere eshte i parandalueshem me nje diete dhe ne stil jetese te duhur. Ne fakt obeziteti dhe nje jete sedentare jane faktore themelor per sa i perket shfaqjes se diabetit te tipit 2, qe fillon kryesisht ne moshe te rritur. Edhe diabeti i tipit 2 ka nje predispozim gjenetik (megjithse me pak i rendesishem krahasuar me tipin 1): nese ka nje prind te prekur, rreziku rritet me tre here krahasuar me popullsine e pergjithshme; nese ka nje vella te prekur semundja rritet lehtesisht krahasuar me popullsine e pergjithshme.

Shfaqja e diabetit te tipit 1 ose 2 ne personat me fibroze cistike (FC) ndjek rregullat e popullsise se pergjithshme dhe si pasoje eshte relativisht e rralle. Shume me e zakonshme, ne rastin e nje te semuri me FC qe ka insuficience pankreatike, eshte shfaqja e diabetit FC, nje diabet pasoje e kompromisionit pankreatik dhe me karakteristika klinike te veta, te cilat i afrohen atyre te diabetit te tipit 2 (fillim i ngadalte, simptomat fillestare te lehta). Diabeti FC mund te paraprihet nga nje gjendje e njohur si “ulje e tolerances ndaj karbohidrateve”: eshte shume e rralle ne vitet e para te jetes por behet shume e shpeshte duke u rritur mosha (rreth 40% e te rriturve jane te prekur, megjithse sdo te thote patjeter nje diabet te vertete). Aktualisht nuk jane akoma te njohura detajisht shkaqet qe shkaktojne diabetin ne popullsine FC.

Duke filluar qe nga mosha 10 vjeçare, keshillohet monitorimi te pakten 1 here ne vit i metabolizmit te karbohidrateve, me ane nje te testi te quajtur testi i ngarkeses se glukozes qe eshte ne gjendje te diagnostikoje pranine e cilesdo anomalie, edhe ne faza fillestare. Testi duhet te kryhet me teper ne rastet kur ka simptoma te dyshimta (dobesim, infeksione te perseritshme respiratore)




[Shkrim i pergatitur nga Doktoreshe Laura Minicucci, Spitali Gaslini , Gjenove]