sabato 22 dicembre 2012

Dhimbja nga Neuropatia Diabetike: Krahasimi i Ilaçeve


Amitriptilina, duloksetina dhe pregabalin ulnin dhimbjen ne menyre te ngjashme.

Jane te pakte studimet qe krahasojne ilaçet qe pershkruhen per dhimbjen nga neuropatia diabetike. Ne kete trial qorr te dyfishte, te financuar nga nje prej prodhuesve te pregabalin (nje antikonvulsionant, Lyrica), 83 paciente (mosha mesatare, 65 vjeç) me dhimbje nga neuropatia diabetike u randomizuan per te marre amitriptiline (antidepresiv triciklik), duloksetine (nje bllokues i rimarrjes se serotonines-norepinefrines, Cymbalta) ose pregabalin. Pacientet u trajtuan per 4 jave; dozat ditore totale u titruan ne dozat maksimale qe ishin 75 mg per amitriptilinen, 120 mg per duloksetinen dhe 600 mg per pregabalin.

Pas 4 javesh, piket e matjes se dhimbjes ishin permiresuar ne te gjithe grupet, dhe nuk kishte ndonje ndryshim domethenes ndermjet tyre. Duloksetina ulte disi cilesine e gjumit krahasuar me dy ilaçet e tjera ndersa pregabalin shkaktonte nje funksion konjitiv lehtesisht te perkeqesuar krahasuar me dy ilaçet e tjere. Efektet anesore (sidomos keputja, marrje mendsh dhe pergjumshmeria) ishin me te zakonta tek pregabalin. Ndalimi para kohe e studimit nga efektet anesore ndodhi ne 6 paciente qe perdornin pregabalin, 3 qe perdornin duloksetine dhe 1 qe perdorte amitriptiline.

Komente (nga Allan S. Brett , MD) : Keto 3 ilaçe kishin efekte te ngjashme per sa i perket dhimbjes nga neuropatia diabetike. Pregabalin ishte ilaçi me pak i toleruar, ndoshta per shkak te dozes se larte (duhet shenuar qe dozat shenjester te duloksetines dhe pregabalin ne kete studim ishin 2 here me teper se dozat maksimale te aprovuara nga FDA per neuropatine diabetike). Amitriptilina, tani per tani alternativa me pak e shtrenjte, duket se eshte fitues ketu; gjithsesi, shume paciente nuk mund te tolerojne efektet e saj anesore antikolinergjike, dhe tricikliket jane te kunderindikuar ne disa paciente me semundje kardiake.

Publikuar ne Journal Watch General Medicine Dhjetor 2012

Artikulli i cituar:
Boyle J et al. Randomized, placebo-controlled comparison of amitriptyline, duloxetine, and pregabalin in patients with chronic diabetic peripheral neuropathic pain: Impact on pain, polysomnographic sleep, daytime functioning, and quality of life. Diabetes Care 2012 Dec; 35:2451

Artikulli i Plote [Link] (Mund te jete i nevojshem regjistrimi per konsultimin e plote te artikullit)

Abstrakt ne Pubmed [Link] (Falas)