Eshte
nje frymemarrje anormale, e lidhur me nje ulje te stimulimit nga qendrat e
frymemarrjes; karakterizohet nga periudha te rregullta apneje (qe zgjasin rreth
5-20 sekonda) te cilat nderpriten nga periudha frymemarrjeje, qe karakterizohen
fillimisht nga frymemarrje te shpejta te cilat ngadalesohen serish per tu
shnderruar ne periudha apnesh.
Nga vjen emri i kesaj
shenje patologjike?
John Cheyne (1777-1836)
I biri i nje kirurgu skocez,
qe ne moshen 12 vjeçare filloi te bashkepunonte me babain e tij; ne moshen 15
vjeçare filloi Universitetin e Edimburgut, duke u diplomuar per Mjekesi e
Kirurgji ne 1795, ne moshen 18 vjeçare. Pasi
punoi per nje periudhe te shkurter si kirurg ushtarak ne ushtrine britanike,
filloi aktivitetin e tij privat, ne 1799, fillimisht ne Leith dhe pastaj ne
Dublin. Gjate karrieres se tij mori njohje te rendesishme akademike. Shkruajti
disa nga traktatet e para te semundjeve te frymemarrjes.
William
Stokes (1804-1878)
Lindi
ne Irlande. Me vone u trasferua ne Skoci ku u diplomua per Mjekesi e Kirurgji
ne Edimburg, ne 1825. Kreu detyren e Drejtorit te Spitalit Meith ne Dublin;
publikoi shume artikuj dhe tekste shkencore, k under me te famshmit mbetet “A
Treatise on the Diagnosis and Treatment of Diseases of the Chest” (1837) dhe “The
Diseases of the Heart and Aorta” (1854). Pati
nje karriere te gjate dhe te famshme, qe e bene te famshem edhe jashte
Mbreterise se Bashkuar.