Rezultatet klinike me
antibiotiket me spekter te ngushte dhe ato te gjere ishin te ngjashem.
Mjekesia Eshte Profesioni i Vetem qe Punon ne Menyre te Pandalur per te Shkaterruar Qellimin e Ekzistences se Vet! (James Bryce)
sabato 7 dicembre 2013
martedì 3 dicembre 2013
Shenime Klinike mbi Sarkoidozen
Diagnoza
e sarkoidozes kryhet ne baze te nje kuadri klinik dhe radiologjik te
pershtatshem, bashke me te dhenat histologjike te granulomave jo-kazeoze me
qeliza epitelioide qe nuk permbajne organizma ose grimca, ne nje ose me shume
organe.
giovedì 31 ottobre 2013
Diabeti i Tipit 1
Trupi jone ka nevoje per lende
djegese per te kryer funksionet e duhura. Glukoza ( sheqeri) eshte lenda
djegese qe perdorin qelizat tona per te prodhuar energji. Per te perpunuar
sheqerin qe merret me ushqimet e ndryshme, trupi yne prodhon insuline. Insulina
eshte nje hormon i prodhuar nga qelizat beta, grumbull qelizash ne pankreas ( organ i lokalizuar ne abdomenin
e siperm).
![]() |
Diabeti i Tipit 1 |
lunedì 21 ottobre 2013
Imazheria per Kolecistitin Akut
Koleshintigrafia eshte pak me e sakte, por ultratingujt (ekografia) mund
te kryhet me lehte.
mercoledì 9 ottobre 2013
Otiti i Mesem Akut
Otiti
i mesem akut eshte nje infeksion i pjeses se mesme te veshit, zone qe ndodhet
menjehere pas daulles se veshit (timpani i veshit). Otiti i mesem akut eshte
nje nder semundjet me te zakonshme qe diagnostikohet tek femijet.
venerdì 20 settembre 2013
Miopatia nga Statinat - Shenime Klinike
Si mund te dallohet neuropatia nga miopatia
ne ekzaminimin fizik?
Edhe pse ekzistojne perjashtime te
rendesishme, dobesia qe eshte kryesisht proksimale zakonisht tregon nje problem
miopatik ndersa dobesia qe eshte kryesisht distale tregon nje problem neuropatik.
Dobesia segmentale qe perfshin miotome specifike me nje shperndarje multifokale
mund te tregoje nje neuropati motore. Dobesia per disa veprime specifike ben te
dyshohet per nje çrregullim i trasmetimit neuromuskular. Rezultatet e nje
analize sensoriale (te ndjeshmerise) zakonisht jane abnormale ne pacientet me
neuropati dhe normale ne pacientet me probleme miopatie. Reflekset jane te
dobesuara ose nuk jane te pranishme ne neuropatite e pergjithshme ndonjehere ne
menyre disproporcionale me graden e dobesise. Nderkohe, reflekset jane
relativisht te ruajtura tek miopatite, perveç rasteve kur situata eshte e perparuar.
sabato 7 settembre 2013
Funksioni i Tiroides dhe Fibrilacioni Atrial
Pacientet me hipertiroidizem,
edhe ne forme subklinike, kishin rrezik me te larte per te zhvilluar
fibrilacion atrial.
domenica 1 settembre 2013
Veshka dhe Diabeti
Diabeti
eshte nje semundje ku trupi nuk prodhon mjaftueshem insuline ose nuk eshte i
afte te perdore insulinen siç duhet. Insulina eshte nje hormon i nevojshem per
te kthyer sheqerin dhe ushqime te tjera ne energji qe perdorim çdo dite. Nese
nuk ka insuline sa duhet, nivelet e glukozes ne gjak rriten. Nivelet e larta te
glukozes ne gjak per periudha te gjata mund te demtojne organet dhe sistemet e
trupit, perfshire veshkat.
sabato 20 luglio 2013
Trup i Huaj ne Mushkeri - Rast Klinik
Mashkull,
66 vjeç, paraqitet ne regjim ambulatorial ne sherbimin e endoskopise te toraksit si pasoje e nje anomalie ne tomografine
e kompjuterizuar te mushkerive. Pacienti kishte kolle te thate prej nje viti e
gjysem e cila nuk i pergjigjej terapive me aerosol si dhe me antibiotike. Gjate
kesaj periudhe ishin kryer disa radiografi te toraksit te cilat ishin
pershkruajtur si "negative". Pas kesaj periudhe ishte paraqitur tek nje pneumolog
i cili i kishte sugjeruar te kryente nje tomografi te kompjuterizuar te toraksit e cila mund te
ofronte me teper informacione krahasuar me nje radiografi normale.
![]() |
Tomografia e Kompjuterizuar tregon pranine e nje materiali te ngurte ne brendesi te bronkut te mesem te djathte (Foto: Ilir Halili) |
sabato 13 luglio 2013
Politikani qe Nuk Qendronte Dot Zgjuar
Pacienti ishte nje mashkull, me
profesion politikan qe si shqetesim kryesor kishte letargjine. Ishte rreth 1.8
m i gjate dhe ishte obez; shperndarja e dhjamit ishte kryesisht ne bark. Kishte
dispne edhe me sforcimet e lehta fizike. Gjate dites, paraqitej i pergjumur;
miqte dhe koleget e punes vinin re qe ndonjehere e zinte gjumi gjate
konferencave dhe bisedave. Naten gerrhiste. Nderkohe qe mosha kalonte, filloi
te kishte angine e cila, bashke me dispnene, u be edhe me e rende, dhe
megjithse vazhdonte te punonte, simptomat e tij shkaktuan nje shtrim ne nje
rast. Drejt fundit te jetes se tij, ai ishte kryesisht i mbyllur ne shtepine e
tij. Pak dite para vdekjes se tij ishte ne gjendje semikomatoze, dhe vdiq duke
mos pasur asnje rezultat ne infuzionet intravenoze qe ju dhane.
venerdì 21 giugno 2013
Te Renurit te Fiket (Sinkope)
Te
renurit te fiket, gjithashtu e njohur ne terminologjine mjekesore si sinkope,
eshte nje humbje e perkohshme e vetedijes, shpeshhere e shoqeruar me rrezim ose
me nje nevoje te forte per tu shtrire, e ndjekur nga nje marrje veteje spontane.
Shkaku me i zakonshem i te renurit te fiket eshte nje ulje e perkohshme e
fluksit te gjakut ne tru. Perveç rrezikut te demtimit fizik nga rrezimi,
zakonisht te renurit te fiket ne vetevehte nuk eshte nje problem serioz i shendetit.
Gjithsesi, ndonjehere te renurit te fiket mund te jete shenje e nje çrregullimi
te rende, keshtu qe eshte e rendesishme te zbulohet shkaku.
![]() |
Te Renurit te Fiket |
venerdì 14 giugno 2013
Pneumotoraksi si Komplikim i nje AgoBiopsie Polmonare
Pacient mashkull , 72 vjeç, shtrohet ne urgjence per dispne, asteni dhe temperature. Nje radiografi e kryer para shtrimit ne urgjence tregon pranine e nje mase polmonare ne zonen ilare te djathte.
mercoledì 8 maggio 2013
Gjenetika dhe Kanceri i Gjirit
Kanceri i gjirit eshte kanceri me i zakonshem qe
diagnostikohet tek grate pas kancerit te lekures dhe eshte ne vendin e dyte per
sa i perket vdekjeve nga kanceri, pas atij te mushkerive. Shume gra me kancer
te gjirit kane anetare te familjes me histori kanceri te gjirit, dhe
shkencetaret mendojne qe kjo dobesi ndaj kancerit te mushkerive ka nje perberje
gjenetike (te trasheguar). Mutacionet (ndryshime gjenetike te trasheguara) e 2
gjeneve (segmente te ADN-s qe jane njesi biologjike te trashegimise) duket se
jane pergjegjes ne rreth 5% te kancereve te gjirit qe diagnostikohen çdo vit
ne Shtetet e Bashkuara.
sabato 6 aprile 2013
Interesimi i Mushkerive dhe Veshkave nga Lupus Eritematoz Sistemik
Lupusi Eritematoz sistemik (LES) mund te paraqitet
me nje interesim pulmonar dhe renal. Interesimi pulmonar ndodh ne 0.5% deri ne
5% te pacienteve me LES. Demtimi
alveolar i gjere me hemoragji eshte
nder manifestimet me te zakonshme te nje interesimi pulmonar ne keta paciente,
nderkohe qe rreth 50% e pacienteve me interesim pulmonar kane hemoftize te dukshme.
sabato 23 marzo 2013
Hipokaliemia - Shenime Klinike
Cila rruge duhet ndjekur per
nje diagnoze diferenciale te hipokaliemise?
Veshkat mund te ulin sasine e
humbjes se kaliumit ne urine nen 20 mmol ne dite, keshtu qe hipokaliemia vetem
nga nje sasi e pamjaftueshme e dhene nga jashte eshte e rralle. Pjesa me e
madhe e rasteve te hipokaliemise vjen nga nje humbje e tepert e kaliumit. Sfida
per mjekun eshte te dalloje humbjet nga shkaqet renale prej atyre jo renale.
Fjale Kyçe:
Acidoza Tubulare Renale,
Aldosteroni,
Diuretike,
Endokrinologjia,
Hipokaliemia,
Kaliumi,
Nefrologjia,
Shenime Klinike,
Sindroma e Conn,
Sindroma e Cushing,
Veshka
martedì 12 marzo 2013
Elektrokardiograma
Elektrokardiograma
(EKG) eshte nje regjistrim i aktivitetit elektrik te zemres dhe kryhet nga disa
elektroda qe vendosen ne superfaqen e lekures, zakonisht ne krahe, kembe dhe
mbi gjoks. Funksioni i zemres eshte te zgjerohet dhe tkurret per te derguar
gjak ne trup dhe kjo gje kryhet me ane te disa impulse elektrike brenda zemres.
Keto impulse mund te dallohen nga elektrodat mbi lekure dhe te trasmetohen tek
aparatura e elektrokardiogrames me ane te disa kabujve. Keto impulse kthehen ne
disa vale nga elektrokardiografi, me ndihmen e nje maje pene qe leviz mbi nje
rrip letre. Cdo cikel kardiak regjistrohet ne nje seri valesh.
lunedì 25 febbraio 2013
Nje Rast i Veçante
Ky shkrim eshte marre nga nje reviste mjekesore dhe do te paraqese para
jush nje rast klinik. Mund te them qe perben nje risi per kete faqe ne menyren se si do te
zhvillohet. Mund ta cilesojme fare mire nje eksperiment per te pare reagimin. Do te perbehet nga 2 pjese te ndryshme: Nje pjese e shenuar me
shkrim te trashe qe do te paraqese rastin klinik siç ka ndodhur dhe nje pjese
me shkrim normal qe do paraqese komentin e nje specialisti i cili analizon
rastin! Veçantia e ketij shkrimi do te jete ne faktin qe mund te behen pjese e
tij duke shkruajtur komentet tuaja ne adresen e email-it te faqes (mjekesiasot@gmail.com) dhe komentet
kryesore do te vendosen gjate shkrimin perpara se te shkruhet pjesa e
specialistit. Artikulli do te plotesohet me elemente te reja (analiza, komente,
etj) me kalimin e kohes qe do te tregojne se si vazhdon rasti klinik duke ju dhene mundesine qe te vleresoni mendimet tuaja dhe te mund te ndertoni hipoteza te tjera nese e shihni te arsyeshme. E gjithe kjo sherben ne analizimin e rastit ne fjale dhe menyren se si do ta kishit menaxhuar situaten.
sabato 23 febbraio 2013
Sindroma e Cushing
Cilat karakteristika klinike mund te bejne te dyshohet per nje diagnoze te sindromes se Cushing?
Karakteristikat klasike perfshijne shtim ne peshe, rrumbullakosje te fytyres, hiperglicemi, ekimoza, vija te gjera ne trup, edeme, dobesi te muskujve, hipokaliemi, raste tromboze dhe infeksione te shumta. Osteopenia dhe osteoporoza mund te shihen si pasoje e nje terapie te gjate me glukokortikoide.
sabato 9 febbraio 2013
Studimet mbi Perdorimin e Ivacaftor (Kalydeco) ne Fibrozen Cistike me Mutacione te Ndryshme nga G551D
Jane shume studimet me Ivacaftor
(Kalydeco) qe jane programuar ose kane filluar. Ketu po paraqesim disa prej
tyre qe komunikohen me ane te faqes www.clinicaltrials.gov
mercoledì 30 gennaio 2013
Dhimbja e Fytit
Dhimbja e fytit, njohur si
faringit (inflamacion i faringut) ose tonsilit (inflamacion i bajameve) eshte
nje nder shqetesimet me te zakonshme.
lunedì 7 gennaio 2013
Anemia dhe Aplazia e Qelizave te Kuqe
Cilat
jane diagnozat diferenciale ne nje pacient HIV pozitiv me anemi?
Diagnozat
diferenciale te anemise ne nje pacient HIV pozitiv perfshijne humbjet nga
hemorragjia, humbjet nga hemoliza, mungesa te lendes se pare te prodhimit te
qelizave te kuqe siç jane hekuri, vitamina B12 dhe acidi folik; semundje qe
pushtojne palcen e kockes; infeksionet virale si dhe nje bllokim i prodhimit
nga palca e kockes i shkaktuar nga ilaçet.
Fjale Kyçe:
Acidi Folik,
Anemia,
Aplazia e Qelizave te Kuqe,
Epstein Barr Virus,
Fenitoina,
Hematologjia,
Hemoliza,
HIV,
Linfoma Jo-Hodgkin,
Parvovirus B19,
Shenime Klinike,
Timoma
giovedì 3 gennaio 2013
Anemia dhe Hekuri - Pjesa 2
KUSH KA MUNGESA TE HEKURIT?
Marrja e hekurit me ane te ushqimit ka rene
kohet e fundit per shkak se njerezit ushqehen me pak me buke. Ne
Mbreterine e Bashkuar, sasia mesatare e hekurit ne dite qe merret nga te gjitha
burimet eshte 14 mg per meshkujt dhe 12 mg per femrat. Keto vlera jane pertej
nevojave per meshkujt por jo per femrat. Gjithashtu eshte e rendesishme te theksohet qe rreth 25%
e grave te pyetura ne nje studim me te rritur anglez, kishte sasi ditore te
marrjes se hekurit nen vlerat referuese. [1] .
Iscriviti a:
Post (Atom)