lunedì 7 gennaio 2013

Anemia dhe Aplazia e Qelizave te Kuqe


Cilat jane diagnozat diferenciale ne nje pacient HIV pozitiv me anemi?
Diagnozat diferenciale te anemise ne nje pacient HIV pozitiv perfshijne humbjet nga hemorragjia, humbjet nga hemoliza, mungesa te lendes se pare te prodhimit te qelizave te kuqe siç jane hekuri, vitamina B12 dhe acidi folik; semundje qe pushtojne palcen e kockes; infeksionet virale si dhe nje bllokim i prodhimit nga palca e kockes i shkaktuar nga ilaçet.


Cfare eshte Aplazia e Paster e Qelizave te Kuqe (eng. Pure Red Cell Aplasia)?
Perkufizohet si nje bllokim i eritropoiezes nga infeksione, autoantitrupa, nje reaksion autoimun ose ilaçe. Infeksionet qe mund te shkaktojne nje aplazi te paster te qelizave te kuqe perfshin parvovirus B19 (agjenti infektiv qe me teper shoqerohet nga ky çrregullim), shytat (eng. mumps), hepatiti , virusi Epstein-Barr si dhe HIV. Neoplaziete qe mund te shkaktojne aplazi te paster te qelizave te kuqe perfshijne linfoma jo-Hodgkin dhe timoma. Ilaçet si fenitoina gjithashtu mund te shkaktojne nje aplazi te qelizave te kuqe.

NEJM Tetor 2007

Per me teper ju keshillojme te lexoni shkrimin:
Eyal C. Attar, M.D., Suzanne L. Aquino, M.D., and Robert P. Hasserjian, M.D. Case 33 – 2007 : A 49-Year-Old HIV-Positive Man with Anemia. N Engl J Med 2007; 357:1745-1754 [Link]  (Per te Lexuar Artikullin e Plote Mund te Jete i Nevojshem Regjistrimi)