giovedì 3 gennaio 2013

Anemia dhe Hekuri - Pjesa 2

KUSH KA MUNGESA TE HEKURIT?
Marrja e hekurit me ane te ushqimit ka rene kohet e fundit per shkak se njerezit ushqehen me pak me buke. Ne Mbreterine e Bashkuar, sasia mesatare e hekurit ne dite qe merret nga te gjitha burimet eshte 14 mg per meshkujt dhe 12 mg per femrat. Keto vlera jane pertej nevojave per meshkujt por jo per femrat. Gjithashtu  eshte e rendesishme te theksohet qe rreth 25% e grave te pyetura ne nje studim me te rritur anglez, kishte sasi ditore te marrjes se hekurit nen vlerat referuese. [1] .


Grate e reja jane me teper ne rrezik. 1/3 e grave ndermjet moshes 16 dhe 18 vjeç kishin marrje hekuri me vlera me te uleta se ato standarte; grate merrnin 15% te sasise totale me ane te suplementeve dietike, ndersa meshkujt merrnin gati te gjithe sasine e hekurit nga ushqimi. Mungesa e hekurit ne femijerine e hershme mund te shkaktoje jo vetem apati dhe letargji por edhe efekte mbi zhvillimin mendor dhe motor me kohezgjatje te gjate,  me shume mundesi te pakthyeshme. Eshte e nevojshme qe nenat te shtojne ushqime me perberje hekuri gjate periudhes se heqjes se gjirit perpara lenies se qumeshteve dhe ushqimeve te femijeve me sasi hekuri te shtuar.

Rruazat e Kuqe te Gjakut


NGA KU MUND TE MERRET HEKURI?
Nder burimet me te rendesishme jane drithrat dhe produktet e tyre. Nderkohe mishi siguron rreth 18% dhe perimet, perfshire ketu patatet, sigurojne rreth 16%. Sasia e hekurit qe thithet varet nese eshte ne formen hemike (Fe2+) ose jo hemike (Fe3+). Thithja e hekurit jo hemik varet nga gjendja e hekurit ne trup dhe nga kombinimi i ushqimeve te ngrena. Hekuri hemik, forme qe gjendet ne pigmentet e kuqe te mishit, thithet relativisht mire (20-30%).
Forma jo hemike qe gjendjet tek drithrat, perimet, frutat, vezet dhe produktet e qumeshtit (eng. diary products) zakonisht thithet me pak, por thithja rritet kur depozitat e hekurit ne trup mbarojne dhe trupit i nevojiten sasi me te medha.
Thithja e hekurit varet kryesisht nga faktore te tjere ne diete, si per shembull rritet nga prania e mishit dhe vitamina C por ulet nga disa lloj fibrash.

CILAT ANE EFEKTET AFATGJATE TE MUNGESES SE HEKURIT?
Nje studim i kryer me 600 vajza angleze te moshes 11-18 vjeç tregoi se nje anemi te lehte nga mungesa e hekurit mund te ndikoje ne funksionet konjitive [2]. Vajzat me nje gjendje te dobet hekuri paraqesin nje IQ (Intelligence Quotient) me te ulet krahasuar me vajzat qe kane nje gjendje hekuri ne limitet e normalitetit ose normale. Autoret arriten ne konkluzionet qe edhe nese nuk jane te pranishme shenja klinike , nje gjendje te dobet hekuri ne trup ka lidhje me nje renie te funksioneve konjitive dhe kjo ka rendesi te veçante per sa i perket rezultateve te edukimit te individit. Nese vazhdon nje gjendje e ulet e hekurit ne vitet e hershme te riprodhimit, ka nje rrezik me te larte per lindje me peshe te ulet, aborte ose lindje para kohe [3]

Stervitja si dhe aktivitetet sportive qe zgjasin disa dite mund te ndikojne ne perqendrimin e hemoglobines dhe profilin e hekurit. Stervitja mund te zgjeroje volumin e plazmes deri ne 10-20% duke holluar hemoglobinen dhe ferritinen ne serum. Kjo mund te keqinterpretohet si nje mungese hekuri dhe anemi ne disa atlete. Gjithashtu , shume atlete mbajne nje diete te modifikuar vegetariane per te shmangur dhjamrat (dhe gabimisht edhe mishin e kuq) dhe te marrin sasi me te medha ne karbohidrate. Keto atlete duhet te keshillohen te shtojne marrjen e hekurit.

SHKAQE TE TJERA TE ANEMISE
Anemia mund te zhvillohet si pasoje e nje sere faktoresh te tjere perfshire ketu mungesa te acidit folik dhe vitamina B12; trajtimi mund te ndikohet edhe nga ilaçet si per shembull perdorimi i kriprave te hekurit qe thithen ne sasi me te medha se sa hekuri ne ushqim.

Pershtatur nga shkrimi:
Sarah Schenker -  Iron : Keeping Blood Healthy . Sbmj 2002; 10 : 99-100

Artikujt e Cituar ne Shkrim:
[1] Gregory J, Foster K, Tyler H, Wiseman M. The dietary and nutritional survey of British adults. London: HMSO, 1990.
[2] Nelson M, White J, Rhodes C. Haemoglobin, ferritin, and iron intakes in British children aged 12-14 years: a preliminary investigation. Br J Nutr 1993;70:147-55.
[3] Nelson  M,  Bakaliou  F,  Trivedi  A.  Iron-deficiency anaemia and physical performance in adolescent girls from  different  ethnic  backgrounds.  Br  J  Nutr 1994;72:427-33.