Dhimbja e fytit, njohur si
faringit (inflamacion i faringut) ose tonsilit (inflamacion i bajameve) eshte
nje nder shqetesimet me te zakonshme.
SHKAQET E DHIMBJES SE FYTIT
Pjesa me e madhe e dhimbjeve
te fytit shkaktohet nga infeksione virale, mikroorganizma te vegjel qe nuk u
pergjigjen antibiotikeve. Shembujt perfshijne dhimbjet e fytit gjate gripit ose
mononukleozes infektive (semundje virale e karakterizuar nga dhimbje fyti, temperature dhe
zmadhim i gjendrrave linfatike). Shkaqe te tjera jane:
-
Infeksione bakteriale perfshire ketu edhe
streptokokun
-
Kollitja e tepert
-
Lageshtia e ulet (per shembull tek personat qe
marrin fryme me goje kur i kane hundet te bllokuara)
-
Tymi i duhanit dhe ndotja
-
Alergjite
![]() |
Dhimbja e Fytit |
SI KRYHET DIAGNOZA E DHIMBJES
SE FYTIT
-
Duke ekzaminuar fytin
- Kryerja e nje tamponi per analize
mikrobiologjike ne laborator kur dyshohet per nje infeksion bakterial; nje
analize e shpejte per streptokokun ose nje rritje mikrobiologjike ne kushte
laboratorike, mund te tregojne nese kemi te bejme me nje infeksion. Rezultatet
e kesaj te fundit kerkojne disa dite.
TRAJTIMI I DHIMBJES SE FYTIT
- Nese shkaku i dhimbjes se fytit eshte viral,
doktori juaj do tu rekomandoje te pini shume lengje, te pushoni dhe te merrni
ilaçe kundra dhimbjeve nese nevojiten. Antibiotiket nuk ndihmojne shume dhe nuk
do te ulin gjatesine e nje dhimbje te fytit te shkaktuar nga viruse.
- Pika per kollen dhe gargarizmat me uje te vaket
mund te ndihmojne per te qetesuar disi dhimbjen e fytit.
- Antibiotiket pershkruhen kur analizat e laboratorit
tregojne qe dhimbja e fytit eshte e shkaktuar nga nje bakter si per shembull
streptokoku.
- Te perdoresh antibiotike atehere kur nuk eshte e
nevojshme mund te shkaktoje efekte anesore tek personi qe i merr si dhe
rezistence ndaj antibiotikeve. Rezistenca ndaj antibiotikeve eshte perhapur
vitet e fundit si pasoje e nje mbiperdorimi te antibiotikeve. Bakteriet
rezistente ndaj antibiotikeve duhet te trajtohen me antiobiotike te tjere me te
fuqishem dhe jane me te veshtire per tu kuruar.
- Nes pershkruhen antibiotike, eshte e rendesishme
qe ilaçet te merren ashtu si pershkruhen dhe per gjatesine e kohes qe eshte
pershkruajtur. Nese ato ndalen para kohe sepse simptomat jane zhdukur,
rrezikohet qe te zhvillohet rezistenca. Gjithmone mbarojeni ciklin e antibiotikeve.
KOMPLIKIMET E DHIMBJES SE
FYTIT
- Dhimbjet e fytit te shkaktuar nga viruset
permiresohen vete, zakonisht brenda 1 jave, pa komplikime.
- Nese kemi te bejme me nje infeksion nga
streptokoku qe nuk trajtohet per nje kohe te gjate, mund te shkaktoje formimin
e nje abcesi ne fyt, temperature reumatike dhe mund te shkaktoje demtime ne
zemer, ose glomerulonefrit qe shkakton demtim te veshkave. Keto komplikime
shihen gjithmone e me pak ne vendet e zhvilluara.
JAMA 2004; 291 (13) : 1664
[Informacionet e paraqitura ne
keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te
zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas
per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje
. Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju
keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni pacienteve tuaj per qellime informative mbi dhimbjen
e fytit]
"U lodha duke u munduar te qendroj i shendetshem"
(Steve Yzerman)