giovedì 24 gennaio 2013

Shenime Klinike mbi Hipoglicemine


Cfare eshte triada e Whipple?
Triada e Whipple perfshin simptomat e hipoglicemise, nje nivel te ulet glukoze ne momentin e simptomave dhe zhdukja e simptomave pas korregjimit te hipoglicemise. Eshte nje pike themelore fillestare per diagnozen e nje hipoglicemie te rendesishme nga ana klinike.

Cilat jane simptomat tipike te hipoglicemise?
Simptomat e glicemise jane te pershkruajtura ose si autonome ose si neuroglikopenike. Simptomat autonome perfshijne nje siklet (ang. anxiety) jo te vazhdueshem, djersitje, dridhje, parestezi. Simptomat neuroglikopenike shpeshhere shihen me vone dhe perfshijne pergjumje, keputje, humbje te perqendrimit, gjendje konfuzionale, amnezi, sjellje anormale, veshtiresi ne te folur dhe gjendje kome.

Cila eshte menyra me e mire per te zbuluar shkakun e hipoglicemise?
Menyra me e mire per te zbuluar shkakun e nje hipoglicemie te rendesishme nga ana klinike eshte nje agjerim 72 oresh i mbikqyrur. Duhet te maten glukoza ne gjak, niveli i ketoneve, insulina, peptidi C dhe proinsulina dhe duhet te kryhet nje screening per ilaçe hipoglicemike te dhene ne rruge orale nese ndodh hipoglicemia. Ne fund te agjerimit, duhet te kryhen matje te njepasnjeshme te glukozes pas dhenies se glukagonit dhe kjo mund te analizoje sasine e glikogjenit ne depozita, i cili eshte nje proces qe varet nga insulina. Studimi ne gjendje agjerimi eshte i rendesishem per te dalluar shkaqet e nje hipoglicemie ketotike (+beta-hidroksibutirrati) nga ato te shkaktuara nga nje efekt i ngjashem me insulinen. Shembuj hipoglicemie jo ketotike perfshin insulinomat, simulim ose abuzim me ilaçe hipoglicemizante ose autoantitrupa kunder insulines ose receptorit te saj, ndersa shembuj me shkaqe ketotike perfshijne nje stervitje e zgjatur ose nje agjerim i tejzgjatur. Ne rastin e nje simulimi (ang. factitious) ose abuzimi (ang. Felonious) me insuline do te kishim nivele te uleta te peptidit C, ndersa hiperinsulinemia endogjene do te shoqerohej me nje nivel  shume te larte te peptidit C. Matja e proinsulines dhe screening per pranine e ilaçeve hipoglicemizante mund te ndihmojne per te dalluar nje insulinome nga nje leshim insulin i induktuar nga ilaçet.

Si mund te ndikoje homeostaza e glukozes ne shtatzani dhe ne gjidhenie?
Gjidhenia mund te shkaktoje nje rritje te prodhimit te ketoneve, qe mund te sherbejne si “karburant” alternativ per trurin gjate hipoglicemise. Bllokimi i sekrecionit te insulines kur nivelet e glukozes ne gjak zbresin nen vleren 80 mg/dl çon ne uljen e pastrimit te glukozes nga qarkullimi, nje rritje te prodhimit endogjen te glukozes me ane te glikogjenolizes ose glukoneogjenezes dhe rritje e ketogjenezes. Qumeshti i gjoksit permban rreth 50% me teper laktoze se sa qumeshti i lopes, dhe  rreth 50 gr glukoze futet ne qumeshtin e gjoksit çdo dite. Kjo rritje e perdorimit te glukozes ul nivelet e glukozes ne gjak dhe bllokon sekrecionin e insulines, duke shkaktuar nje rritje te ketogjenezes dhe çon ne ulje te nevojave te insulines tek femrat me diabet kur jane ne periudhen e gjidhenies. Ka nje rritje relative te rezistences ndaj insulines gjate fundit te shtatzanise e kontrastuar nga nje rritje e ndjeshmerise ndaj insulines ne periudhen pas lindjes.

NEJM Tetor 2012
Per me teper informacione, ju keshillojme te lexoni shkrimin:
J.C. Pallais, M.A. Blake, and V. Deshpande. Case 33-2012: A 34-Year-Old Woman with Episodic Paresthesias and Altered Mental Status after Childbirth. N Engl J Med 2012; 367:1637-1646 [Link] (Leximi i shkrimit te plote mund te kerkoje regjistrim)