giovedì 10 gennaio 2013

Trajtimi i HBV kthen Çirrozen


Rreth 3/4 e pacienteve me infeksion nga HBV me çirroze ne fillim, nuk ishin me te tille pas 5 vjetesh terapi me tenofovir.

Virusi i Hepatitit B (HBV) eshte nje shkak i zakonshem i çirrozes, semundje e melçise terminale, si dhe karcinomes hepatoqelizore, sidomos ne zonat ku rastet e infeksionit jane te larta. Megjithse studime afatshkurtra kane treguar qe tenofovir dhe ilaçe te tjera antivirale çojne ne permiresimin e histologjise se melçise, efektet e nje trajtimi afatgjate mbi fibrozen hepatike te rende ose çirroze nuk dihen me saktesi. Tani, kerkuesit kane vleresuar efektet afatgjata te perdorimit te tenofovir mbi histologjine e melçise ne nje numer te gjere pacientesh te infektuar nga HBV.   

Nga 641 paciente qe moren pjese ne nje trial klinik te fazes III, qorr te dyfishte, qe krahasonte terapine me  tenofovir kundrejt terapise me adefovir, te dhena per 48 jave, 585 u regjistruan ne nje studim te hapur ku si pacienti edhe studjuesi e dinin se cili ilaç po jepej (eng. Open – label study), te sponsorizuar nga prodhuesit, ku ata do te merrnin edhe per 7 vjete me teper terapi me tenofovir; 348 nga pacientet kryen biopsi te melçise ne momentin zero (T0) dhe serish pas 240 javesh terapi (T5). Histologjia e melçise ishte permiresuar ne 87% te pacienteve ne kohen T5. Individet me demtim te melçise me te madhe para terapise kishin permiresimin me te madh. Per tu shenuar, qe nder 96 pacientet qe kishin çirroze para trajtimit, 74% e tyre nuk e kishin me ne kohen T5. Pacientet me BMI (Body Mass Index) me te ulet kishin me teper mundesi te zhvillonin perparim te fibrozes. Vetem 12 paciente zhvilluan karcinome hepatoqelizore, dhe vetem 2 zhvilluan çrregullime te semundjes hepatike. Nuk u zbulua asnje rezistence ndaj tenofovir.

Komente (nga Rajesh T. Gandhi, MD) : Ky trial klinik i gjere tregon qe bllokimi i replikimit te HBV ne kohe te gjate çon ne permiresim te histologjise se melçise, edhe ne pacientet qe kishin me pare çirroze. Rastet e pakta te karçinomes hepatoqelizore dhe semundjes se melçise ne faze terminale ne pacientet qe moren tenofovir sugjerojne qe nje terapi antivirale efektive mund te permiresoje mbijetesen, ashtu siç eshte treguar ne pacientet te trajtuar me sukses per infeksionin nga virusi I hepatitit C (JAMA 2012; 308: 2584)

Publikuar ne Journal Watch Infectious Diseases , 9 Janar 2013

Artikulli i cituar:
Marcellin P et al. Regression of cirrhosis during treatment with tenofovir disoproxil fumarate for chronic hepatitis B: A 5-year open-label follow-up study. Lancet 2012 Dec 10;  [Link] (Per te lexuar artikullin e plote mund te jete i nevojshem regjistrimi)