lunedì 25 febbraio 2013

Nje Rast i Veçante


Ky shkrim eshte marre nga nje reviste mjekesore dhe do te paraqese para jush nje rast klinik. Mund te them qe perben nje risi per kete faqe ne menyren se si do te zhvillohet. Mund ta cilesojme fare mire nje eksperiment per te pare reagimin. Do te perbehet nga 2 pjese te ndryshme: Nje pjese e shenuar me shkrim te trashe qe do te paraqese rastin klinik siç ka ndodhur dhe nje pjese me shkrim normal qe do paraqese komentin e nje specialisti i cili analizon rastin! Veçantia e ketij shkrimi do te jete ne faktin qe mund te behen pjese e tij duke shkruajtur komentet tuaja ne adresen e email-it te faqes (mjekesiasot@gmail.com) dhe komentet kryesore do te vendosen gjate shkrimin perpara se te shkruhet pjesa e specialistit. Artikulli do te plotesohet me elemente te reja (analiza, komente, etj) me kalimin e kohes qe do te tregojne se si vazhdon rasti klinik duke ju dhene mundesine qe te vleresoni mendimet tuaja dhe te mund te ndertoni hipoteza te tjera nese e shihni te arsyeshme. E gjithe kjo sherben ne analizimin e rastit ne fjale dhe menyren se si do ta kishit menaxhuar situaten.

sabato 23 febbraio 2013

Sindroma e Cushing


Cilat karakteristika klinike mund te bejne te dyshohet per nje diagnoze te sindromes se Cushing?
Karakteristikat klasike perfshijne shtim ne peshe, rrumbullakosje te fytyres, hiperglicemi, ekimoza, vija te gjera ne trup, edeme, dobesi te muskujve, hipokaliemi, raste tromboze dhe infeksione te shumta. Osteopenia dhe osteoporoza mund te shihen si pasoje e nje terapie te gjate me glukokortikoide.

domenica 17 febbraio 2013

Mashkull apo Femer?

Ne muajin e katert behet i qarte seksi i femijes: gjenitalet e jashtme dallohen ne ekzaminimin ekografik. Ky fetus qe ka arritur ne javen e 22 peshon 650 gram dhe eshte 21 cm i gjate nga koka deri tek fundi i kurrizit. Ne kete faze te shtatzanise levizjet e fetusit jane lehtesisht te ndjeshme nga nena.