sabato 23 febbraio 2013

Sindroma e Cushing


Cilat karakteristika klinike mund te bejne te dyshohet per nje diagnoze te sindromes se Cushing?
Karakteristikat klasike perfshijne shtim ne peshe, rrumbullakosje te fytyres, hiperglicemi, ekimoza, vija te gjera ne trup, edeme, dobesi te muskujve, hipokaliemi, raste tromboze dhe infeksione te shumta. Osteopenia dhe osteoporoza mund te shihen si pasoje e nje terapie te gjate me glukokortikoide.


Cilat analiza te laboratorit tregojne per nje sindrome te Cushing?
Nje matje e perqendrimit te kortizolit te lire ne urine i cili eshte te pakten kater here vlerat normale maksimale tregon per nje sindrome te Cushing. Nje teprice kortizoli e nje niveli me te ulet mund te shihet edhe ne gjendje te tjera si ne shtatzani, ne raste obeziteti te rende ose ne rastin e nje diabeti melit te pakontrolluar. Keto duhet te dallohen nga sindroma e Cushing.

Cfare terapie mund ti ofrohet pacienteve me simptoma nga sindroma e Cushing?
Bllokuesit e steroidogjenezes, si ketokonazoli dhe metirapone mund te perdoren per te trajtuar simptomat nga sindroma e Cushing. Ketokonazoli bllokon hapin e pare te sintezes se kortizolit si dhe bllokon kthimin e 11-deoksikortizolit ne kortizol. Metirapone bllokon kthimin e 11-deoksikortizolit ne kortizol.

NEJM Dhjetor 2011

Per me teper ju keshillojme te lexoni shkrimin:
N.A. Tritos, P.W. Schaefer, and T.D. Stein. Case 40-2011: A 52-Year-Old Man with Weakness, Infections, and Enlarged Adrenal Glands. N Engl J Med 2011; 365:2520-2530 [Link] (Per te lexuar shkrimin e plote mund te jete i nevojshem regjistrimi)