martedì 12 marzo 2013

Elektrokardiograma


Elektrokardiograma (EKG) eshte nje regjistrim i aktivitetit elektrik te zemres dhe kryhet nga disa elektroda qe vendosen ne superfaqen e lekures, zakonisht ne krahe, kembe dhe mbi gjoks. Funksioni i zemres eshte te zgjerohet dhe tkurret per te derguar gjak ne trup dhe kjo gje kryhet me ane te disa impulse elektrike brenda zemres. Keto impulse mund te dallohen nga elektrodat mbi lekure dhe te trasmetohen tek aparatura e elektrokardiogrames me ane te disa kabujve. Keto impulse kthehen ne disa vale nga elektrokardiografi, me ndihmen e nje maje pene qe leviz mbi nje rrip letre. Cdo cikel kardiak regjistrohet ne nje seri valesh.


PER CFARE PERDORET ELEKTROKARDIOGRAMA?
Elektrokardiograma perdoret per te treguar
-          Nese ka ndonje te rrahur zemre anormale ose aritmi
-          Nese ka nje ulje te ushqimit te zemres me gjak ose oksigjen
-          Nese ka ndodhur nje atak kardiak ne te shkuaren ose eshte duke ndodhur
-          Cila pjese e zemres eshte demtuar
-          Nese ka miokardit (inflamacion i miokardit)

Elementet perberese te nje elektrokardiograme
(Imazhi nga Anthony Atkielski me ane te Wikipedia [Licenca PublicDomain])

Elektrokardiograma regjistron aktivitetin elektrik te zemres, i cili ben qe muskuli i zemres se tkurret. Nje EKG normale eshte e perbere nga disa valezime qe tregojne nje rrahje kardiake. Nje cikel kardiak perfshin nje te rrahur zemre kur ajo mbushet me gjak dhe pastaj tkurret per ta derguar ne trup. Nje zone e specializuar e zemres e quajtur nyja sinoatriale sinjalizon fillimin e ciklit. Ne atrium-in e zemres (dhome kardiake ku gjaku qendron perkohesisht perpara se te kaloje tek ventrikujt nga ku do te dergohet drejt organeve te tjera), nje ndryshim elektrik ben qe pena e EKG te levize dhe pastaj te kthehet serish ne pozicionin neutral. Vala e prodhuar quhet vala P. Me pas, impulsi elektrik kalon neper nyjen atrioventrikulare per te mberritur qelizat e muskujve te ventrikujve, duke bere qe ato te depolarizohen (ndryshim ne ngarkesen elektrike te tyre). Duke qene se muret e ventrikujve jane me te medha se ato te atriumit, sasia e ndryshimit elektrik eshte me e madhe dhe pena vizaton nje vale me te gjere. Kur ndryshimi elektrik perfundon, pena kthehet serish ne pozicionin neutral, duke lene pas nje shenje qe merr emrin kompleksi QRS, qe eshte i perbere nga nje vale Q, nje vale R dhe nje vale S. Ndryshimet elektrike qe ndodhin nderkohe qe fibrat muskulare ventrikulare ripolarizohen (rekuperojne ndryshimet e tyre elektrike) prodhojne valen T nderkohe qe pena leviz serish, duke perfunduar keshtu nje cikel te vetem kardiak ose  rrahje zemre. Keto elemente te EKG tregojne nese impulset elektrike po udhetojne neper zemer me shpejtesine e duhur apo jo dhe ne rendin e duhur apo jo!

Shkrimi i pershtatur nga : JAMA 2003; 289 (16): 2166

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi elektrokardiogramen]

"Nuk ka mjek te pagabueshem"
(Edward E. Rosenbaum)