sabato 23 marzo 2013

Hipokaliemia - Shenime Klinike


Cila rruge duhet ndjekur per nje diagnoze diferenciale te hipokaliemise?
Veshkat mund te ulin sasine e humbjes se kaliumit ne urine nen 20 mmol ne dite, keshtu qe hipokaliemia vetem nga nje sasi e pamjaftueshme e dhene nga jashte eshte e rralle. Pjesa me e madhe e rasteve te hipokaliemise vjen nga nje humbje e tepert e kaliumit. Sfida per mjekun eshte te dalloje humbjet nga shkaqet renale prej atyre jo renale. 

Kur hipokaliemia ndodh ne menyre te papritur, mjeku gjithashtu duhet te kuptoje nese pergjegjes eshte nje levizje transqelizore te kaliumit apo jo. Duke qene se 98% e gjithe sasise te kaliumit eshte intraqelizore, ndryshime te vogla ne shperndarjen e tij mund te shkaktojne ndryshime te rendesishme klinike ne nivelet e kaliumit ne lengun jashtqelizor. Shkaqet renale mund te ndahen ne humbje renale te shkaktuara nga aldosteroni (p.sh sindroma e Conn ose sindroma e Cushing, te dyja mund te shkaktojne hipokaliemi dhe hipertension) dhe ato nga shkaqe te tjera (si per shembull perdorimi i  diuretikeve ose ne rastin e nje acidoze tubulare distale renale). Shkaqet jo renale te humbjes se kaliumit jane kryesisht kutane (si pasoje e ekspozimit ndaj nxehtesise ose nje aktivitet sportiv i tepert) ose nga sistemi gastrointestinal (p.sh diarrea).

Cila eshte menyra me e mire per te kryer nje diagnoze per humbje renale te kaliumit?
Nese nuk kemi pasur perdorim te njohur te diuretikeve, duhet te matet sasia e kaliumit ne urine per te vendosur nje diagnoze te humbjes renale te kaliumit. Nje humbje kaliumi ne urine e sasise me te madhe se 20 mmol ne periudhen 24 oreshe ne nje pacient me hipokaliemi tregon per nje humbje te tepert renale te kaliumit e cila eshte ne vazhdim e siper. Nese nuk eshte e mundur nje mbledhje urine 24 oreshe, gjetja e nje niveli kaliumi me  teper se 15 mmol/l ne nje sasi e vogel urine (eng. spot urine sample) sugjeron per nje humbje te tepert renale te kaliumit. Ndersa, nje humbje kaliumi urinare e sasise me pak se 20 mmol ne 24 ore ose nje matje ne nje sasi te vogel urine me vlera me pak se 15 mmol/l tregon per nje humbje te meparshme renale te kaliumit (p.sh perdorim i meparshem i diuretikeve), shkaqe jorenale te humbjes se kaliumit ose nje levizje transqelizore te kaliumit.

NEJM Shkurt 2012

Per me  teper mbi kete tematike ju keshillojme leximin e rastit klinik:
Eugene P. Rhee, M.D., James A. Scott, M.D., and Anand S. Dighe, M.D., Ph.D. Case 4-2012 — A 37-Year-Old Man with Muscle Pain, Weakness, and Weight Loss. N Engl J Med 2012; 366:553-560 [Link] (Mund te jete i nevojshem regjistrimi per te lexuar shkrimin e plote)

"Kudo qe ka dashuri per artin e mjekesise, ka dashuri edhe per humanizmin!"
(Hipokrati)