Lupusi Eritematoz sistemik (LES) mund te paraqitet
me nje interesim pulmonar dhe renal. Interesimi pulmonar ndodh ne 0.5% deri ne
5% te pacienteve me LES. Demtimi
alveolar i gjere me hemoragji eshte
nder manifestimet me te zakonshme te nje interesimi pulmonar ne keta paciente,
nderkohe qe rreth 50% e pacienteve me interesim pulmonar kane hemoftize te dukshme.
Hemorragjia pulmonare ne
pacientet me LES eshte pothuajse gjithmone e lidhur me nefritin nga
lupusi dhe zakonisht ka lidhje me antitrupat antifosfolipid dhe
poliangjoitin. Demtimet pulmonare mund te jene hemorragji alveolare te lehta
ose nje kapilarit inflamator i lokalizuar, me demtimet e lehta qe zakonisht
predominojne mbi ato inflamatore. Karakteristika te tjera qe mund te vihen re
ne LES jane demtimet e hipopigmentuara ose te hiperpigmentuara te lekures ne
zonat e ekspozuara ndaj diellit, hiperglobulinemia poliklonale,
hipokomplementaremia, test i Coomb pozitiv, teste fallco pozitive per
sifilizin, test pozitiv per antitrupat antikardiolipine dhe per LAC (lupus
anticoagulant). Artriti, artralgjia, seroziti, nje perfshirje
neuropsikiatrike, anemia hemolitike nga antitrupa te ngrohte, trombocitopenia
dhe mikroangjiopatia me tromboze (eng. thrombotic microangiopathy) mund
te jene gjithashtu te pranishme ne LES.
Matja e komplementit (C3 dhe C4 dhe ndonjehere edhe komplementi hemolitik total) mund te
ndihmojne ne permiresimin e nje diagnoze diferenciale. Ne nje krioglobulinemi qe ka lidhje me hepatitin C me nefrit (eng. hepatitis C–related cryoglobulinemia with
nephritis) , nivelet e C4 jane te uleta ndersa nivelet e C3 jane normale. Ne sindromen hemolitike-uremike nga mungesa e faktorit H te komplementit, nivelet e C3
jane te uleta ndersa nivelet e C4 jane normal. Ne nefritin nga lupusi, si C3 ashtu edhe C4 jane te ulet. Edhe pse keto matje mund te jene te
dobishme, duhet te kerkohen edhe karakteristika te tjera gjithashtu.
NEJM Tetor 2012
"Ne nje arrest kardiak, gjeja e
pare qe duhet te beni eshte te matni pulsin tuaj"
(Samuel Shem)