giovedì 30 maggio 2013

Fingolimod ne Sklerozen Multiple

Cili eshte mekanizmi i veprimit te fingolimod?
Dalja e linfociteve jasht nyjeve limfatike varet nga perfshirja e nje receptori te lidhur me nje proteine G, S1P1, qe gjendet ne siperfaqen e linfociteve. Lidhja per kete receptor, sfingozina dhjamore S1P, gjendet kryesisht ne serum dhe limfe. Fingolimod, i njohur si FTY720, eshte i ngjashem ne strukture me S1P. Fingolimod fosforilizohet in vivo pas merrjen ne rruge orale dhe mund te lidhe kater nga pese receptoret e njohur S1P. Ne nyjet limfatike, fingolimod fillimisht vepron si agonist i receptoreve S1P1 dhe pastaj kthehet ne nje antagonist funksional te fuqishem, duke çuar ne nje thithje ne brendesi te qelizave T te receptoreve S1P1. Si pasoje , linfocitet nuk i pergjigjen me sasise se S1P dhe qendrojne ne brendesi te nyjeve limfatike.

Fingolimod ne Sklerozen Multiple


Cilet jane efektet anesore qe kane lidhje me perdorimin e fingolimod?
Efektet anesore serioze me te zakonshme qe jane raportuar ne nje artikull te NEJM kane qene ato kardiovaskulare si bradikardia (1-3%) dhe bllokim atrioventrikular i grades se pare dhe dyte (<1%). Pjesa me e madhe e ketyre ishin asimptomatike, te verejtura gjate dhenies se dozes se pare orale dhe u zhduken shpejt brenda 24 oreve. Gjithashtu ne periudhen 2 vjeçare u verejten rritje te lehta te presionit  sistolik dhe diastolik te gjakut, efekte keto qe vareshin nga doza (eng. dose-dependent). Kishte nje rritje te lehte te rasteve te infeksioneve te lehta, kryesisht te infeksioneve te rrugeve te uleta respiratore (bronkite dhe pneumoni) dhe infeksioneve nga herpes virus.  Edema makulare u verejt nga vizitat oftalmologjike ne me pak se 1% te pacienteve. Kancere te lekures te lokalizuar (karcinoma me qeliza bazale dhe melanoma) dhe raste kanceri te gjoksit u raportuan me teper si ne grupet me doza te larta ashtu edhe ne ato ne doza te uleta, krahasuar me grupin placebo. U verejt nje ulje e funksionit pulmonar qe varej nga dozat, si dhe nje ulje e linfociteve gjate muajit te pare me gati 75% nga nivelet fillestare. Nje rritje e enzimave te melçise, asimptomatike, u verejt me teper ne subjektet e trajtuar me fingolimod krahasuar me placebon.

NEJM Janar 2012

Artikulli i Cituar:

Daniel Pelletier, M.D., and David A. Hafler, M.D . Fingolimod for Multiple Sclerosis. N Engl J Med 2012; 366:339-347 [Link] (Per artikullin e plote mund te jete i nevojshem regjistrimi)

"Eksperienca Eshte nje Shkolle e Mire. Vetem se ka Cmimet e Larta"
(Heinrich Heine)