sabato 18 maggio 2013

Standartizimi i Sekuences se Shpejte per Intubim me Ketamine

Perdorimi i nje protokolli qe perfshin ketaminen si agjent te vetem induksioni ul nevojen per ridozim dhe kohen e intubimit.

Nder agjentet e shumte te induksionit (shkaktimit) per nje sekuence te shpejte intubimi (Rapid Sequence Intubation, RSI), ketamina eshte ajo me pak e mundshme qe te shkaktoje hipotension. Nje qender akademike traumatologjie e nivelit 1 ne Kaliforni pergatiti nje protokol RSI me ketamine (2 mg/kg) si te vetmin agjent induktues. Kerkuesit kryen nje studim retrospektiv para dhe pas pergatitjes se ketij protokolli per te analizuar efektet e protokollit.

Studimi perfshiu 266 paciente me trauma te intubuar gjate vitit perpara fillimit te protokollit dhe 173 paciente te intubuar gjate 2 muajve pas fillimit te protokollit. Agjentet e induktimit te perdorur ne RSI perpara nisjes se protokollit perfshinin etomidat, midazolam dhe fentanil. Me shume paciente kerkuan nje ridozim te ilaçit per te arritur RSI perpara nisjes se protokollit krahasuar me me pas ( 6.4% vs 1.7%). Koha nga dhenia e ilaçit deri ne momentin e intubimit u ul nga 4 minuta para nisjes se protokollit ne 3 minuta pas. Autoret nuk raportojne rezultatet e pacienteve.

Komente (nga Daniel J. Pallin MD,MPH): Autoret me te drejte thone qe mendimet e meparshme se ketamina rrit presionin intrakranial jane kundershtuar nga disa studime. Karakteristikat e ketamines si nje analgjezik i perkryer dhe nje anestetik me tendence minimale per te shkaktuar hipotension e bejne nje opsion te mire per intubimet ne departamentin e urgjences.

Publikuar ne Journal Watch Emergency Medicine Janar 2013

Artikulli i Cituar:
Ballow SL et al. A standardized rapid sequence intubation protocol facilitates airway management in critically injured patients. J Trauma Acute Care Surg 2012 Dec; 73:1401.