mercoledì 12 giugno 2013

Erlotinib dhe Gefitinib ne Kancerin Polmonar jo me Qeliza te Vogla ne Faze te Avancuar

Kanceri polmonar jo me qeliza te vogla (eng. non–small-cell lung cancer (NSCLC))  , ne faze te avancuar, konsiderohet aktualisht si nje semundje e pakurueshme per te cilen kemioterapia e standartizuar ofron permiresime te vogla ne mbijetesen totale kundrejt nje vdekshmerie dhe morbiditet (semundshmeri) te larte. Edhe me shtimin e agjenteve te rinj kemioterapeutik si bevacizumab, mesatarja totale e mbijeteses se pacienteve me NSCLC te metastatizuar eshte afersisht 1 vit.

Cilet paciente me NSCLC duket se perfitojne ne menyre domethenese nga trajtimi me erlotinib dhe gefitinib?

Te drena aktuale te studimeve sugjerojne qe bllokuesit e EGFR (Epidermal Growth Factor Receptor) tirozin kinazes kane nje efikasitet te ngjashem me ate te kemioterapise standarte si linje e dyte ose e trete trajtimi per pacientet me NSCLC te avancuar. Nder pacientet qe marrin terapi te linjes se pare, bllokuesit e kinazave duket se jane ne pergjithsi me pak efikas se sa kemioterapia e standartizuar, por me teper efikas per disa paciente te zgjedhur, sidomos ne ata me mutacione aktivizuese EGFR.

Per sa kohe duhet te vazhdoje trajtimi me erotinib dhe gefitinib?
Terapia ditore me erlotinib ose gefitinib duhet te vazhdoje per sa kohe gjendja e pazienti e lejon dhe nuk ka perparim klinik ose radiografik te semundjes, duke qene se pacientet me semundje ne faze te qendrueshme jane ata qe kane dobi klinike. Per me teper, te dhenat mbeshtesin vazhdimin e terapise edhe kur dokumentohet nje humbje e pergjigjes, duke qene se perparimi i tumorit drejt nje niveli me te larte pershpejtohet nese ilaçi ndalohet.

Cilat ilaçe duhet te shmangen ne paciente qe trajtohen me erlotinib ose gefitinib?
Tretshmeria e erlotinib dhe gefitinib varet nga pH. Ilaçet qe ndryshojne pH e stomakut, si antagonistet e receptorit H2 ose bllokuesit e pompes protonike, mund te ulin ne menyre domethenese nivelet plazmatike te bllokuesve te EGFR tirozin kinazes, dhe perdorimi i njekohesishem me to duhet te shmanget.

Cili eshte efekti anesor me i zakonshem qe limiton dozat e erlotinib dhe gefitinib (eng. dose limiting adverse effect)?
Ne studimet e fazes 1 te te dy substancave, diarrea ishte efekti anesor limitues i dozes. Diarrea ndodh deri ne 55% te pacienteve qe trajtohen me erlotinib, dhe diarre e rende ne 6%  te pacienteve. Rastet e diarrese ne pacientet qe marrin gefitinib shkon nga 27 deri ne 35%. Ndryshe nga ilaçet tradizionale citotoksike, erlotinib dhe gefitinib zakonisht nuk shkaktojne mielosopresion (bllokim te prodhimit te rruazave te bardha), neuropati, alopeci ose nauzea te rende.

NEJM Mars 2011

Per me teper:

Vince D. Cataldo, M.D., Don L. Gibbons, M.D., Ph.D., Román Pérez-Soler, M.D., and Alfonso Quintás-Cardama, M.D.. Treatment of Non–Small-Cell Lung Cancer with Erlotinib or Gefitinib. N Engl J Med 2011; 364:947-955 [Link]

"Jeta eshte ajo qe ndodh nderkohe qe je i zene duke bere plane te tjera"
(John Lennon)