venerdì 14 giugno 2013

Pneumotoraksi si Komplikim i nje AgoBiopsie Polmonare

Pacient mashkull , 72 vjeç, shtrohet ne urgjence per dispne, asteni dhe temperature. Nje radiografi e kryer para shtrimit ne urgjence tregon pranine e nje mase polmonare ne zonen ilare te djathte. 


Kryhet nje tomografi te kompjuterizuar me kontrast e cila tregon pranine e nje mase te dendur qe mbeshtjell ndarjet bronkiale te segmentit te pasem te lobin superior te djathte dhe ne pjesen e pasme prek dhe infiltron shisuren polmonare. 

Neoformacioni i paraqitur ne Tomografine e Kompjuterizuar
Si pjese e diagnostikes per tipizim, kryhet nje bronkoskopi por qe nuk rezulton diagnostikuese. Me tej kryhet nje agobiopsi polmonare nen vezhgimin e tomografise. Disa ore pas kryerjes se biopsise u krye nje radiografi kontrolli qe nxorri ne dukje pranine e nje pneumotoraks.

Prania e Pneumotoraksit pas Biopsise
Menjehere pas verifikimit te pranise se pneumotoraksit u vendos nje drenazh ne hapesiren pleurike. Ne ditet ne vijim pacienti kreu radiografi kontrolli qe treguan zhdukjen e pneumotoraksit.

Prania e drenazhit pleurik dhe masa ne zonen ilare te djathte
Pas mbylljes se drenazhit dhe kryerjes se nje radiografie kontrolli qe tregonte qe pneumotoraksi nuk formohej serish, u vazhdua me heqjen e tij.

"Nese do e kishim ditur se cfare po benim, nuk do ta kishim quajtur kerkim, apo jo?"
(Albert Einstein)