venerdì 21 giugno 2013

Te Renurit te Fiket (Sinkope)

Te renurit te fiket, gjithashtu e njohur ne terminologjine mjekesore si sinkope, eshte nje humbje e perkohshme e vetedijes, shpeshhere e shoqeruar me rrezim ose me nje nevoje te forte per tu shtrire, e ndjekur nga nje marrje veteje spontane. Shkaku me i zakonshem i te renurit te fiket eshte nje ulje e perkohshme e fluksit te gjakut ne tru. Perveç rrezikut te demtimit fizik nga rrezimi, zakonisht te renurit te fiket ne vetevehte nuk eshte nje problem serioz i shendetit. Gjithsesi, ndonjehere te renurit te fiket mund te jete shenje e nje çrregullimi te rende, keshtu qe eshte e rendesishme te zbulohet shkaku.

Te Renurit te Fiket


SHKAQET E SINKOPES
-          Stresi emocional
-         Renia e presionit te gjakut nga ndryshimi i pozicionit ose humbja e gjakut (hemorragji)
-          Nxehtesia ose dehidratimi
-          Aritmite (çrregullime te ritmit te zemres)
-          Anomali te zemres
-          Nje zone teper e ndjeshme ne nje arterie ne qafe e quajtur arteria karotide
-          Mpiksja e gjakut ne mushkeri

SIMPTOMAT E ZAKONSHME PAK PARA SINKOPES
-          Nxehtesi
-          Nauzea
-          Shikimi qe mjegullohet ose erresohet
-          Marrje mendsh
-          Djersitje e duarve

DIAGNOSTIKIMI I SHKAQEVE TE SINKOPES
Nje ekzaminim fizik dhe nje anamneze (mbledhje informacionesh) se cfare ndodh pak para dhe gjate renies te fiket eshte shume e rendesishme per te kuptuar shkakun. Individet qe u bien te fiket shpesh duhet te vleresohen me nje elektrokardiograme (EKG), nje makine qe regjistron impulset elektrike te zemres, per ritme kardiake anormale. Ata gjithashtu duhet te vleresohen me nje ekokardiograme (ultratinguj te zemre) per te pare nese ka anomali ne muskujt ose valvulat e zemres. Ne disa raste mund te jete e nevojshme kryerja e analizave te tjera si nje monitorim Holter EKG (24 ore regjistrim i ritmit kardiak) ose nje tilt test, ku presioni i gjakut dhe frekuenca kardiake maten kur personi eshte shtrire mbi nje hapesire te sheshte horizontale dhe serish kur personi qendron ne kembe ose hapesira e sheshte vendoset ne pozicion vertikal.

TRAJTIMI
Trajtimi i te renurit te fiket varet nga shkaku. Nese nuk gjendet ndonje shkak serioz, te vetmet nderhyrje qe mund te jene te nevojshme jane shmangia e situatave qe çojne ne renie te fiket dhe mbrojtja nga demtimet kur rrezohet. Nese zbulohet ndonje shkak serioz, atehere trajtimi kryhet ne baze te shkakut.

Burimi i Informacionit: JAMA 2004; 292: 1260

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi te renurit te fiket]

"Kujdes kur lexon libra mbi shendetin. Mund te vdesesh nga nje gabim ne publikim"
(Mark Twain)