sabato 20 luglio 2013

Trup i Huaj ne Mushkeri - Rast Klinik

Mashkull, 66 vjeç, paraqitet ne regjim ambulatorial ne sherbimin e endoskopise te toraksit si pasoje e nje anomalie ne tomografine e kompjuterizuar te mushkerive. Personi kishte kolle te thate prej nje viti e gjysem e cila nuk i pergjigjej terapive me aerosol si dhe me antibiotike. Gjate kesaj periudhe ishin kryer disa radiografi te toraksit te cilat ishin pershkruajtur si "negative". Pas kesaj periudhe ishte paraqitur tek nje pneumolog i cili i kishte sugjeruar te kryente nje tomografi te kompjuterizuar te toraksit e cila mund te ofronte me teper informacione krahasuar me nje radiografi normale.

Tomografia e Kompjuterizuar tregon pranine e nje materiali te ngurte ne brendesi te bronkut te mesem te djathte

sabato 13 luglio 2013

Politikani qe Nuk Qendronte Dot Zgjuar

Pacienti ishte nje mashkull, me profesion politikan qe si shqetesim kryesor kishte letargjine. Ishte rreth 1.8 m i gjate dhe ishte obez; shperndarja e dhjamit ishte kryesisht ne bark. Kishte dispne edhe me sforcimet e lehta fizike. Gjate dites, paraqitej i pergjumur; miqte dhe koleget e punes vinin re qe ndonjehere e zinte gjumi gjate konferencave dhe bisedave. Naten gerrhiste. Nderkohe qe mosha kalonte, filloi te kishte angine e cila, bashke me dispnene, u be edhe me e rende, dhe megjithse vazhdonte te punonte, simptomat e tij shkaktuan nje shtrim ne nje rast. Drejt fundit te jetes se tij, ai ishte kryesisht i mbyllur ne shtepine e tij. Pak dite para vdekjes se tij ishte ne gjendje semikomatoze, dhe vdiq duke mos pasur asnje rezultat ne infuzionet intravenoze qe ju dhane.