sabato 13 luglio 2013

Politikani qe Nuk Qendronte Dot Zgjuar

Pacienti ishte nje mashkull, me profesion politikan qe si shqetesim kryesor kishte letargjine. Ishte rreth 1.8 m i gjate dhe ishte obez; shperndarja e dhjamit ishte kryesisht ne bark. Kishte dispne edhe me sforcimet e lehta fizike. Gjate dites, paraqitej i pergjumur; miqte dhe koleget e punes vinin re qe ndonjehere e zinte gjumi gjate konferencave dhe bisedave. Naten gerrhiste. Nderkohe qe mosha kalonte, filloi te kishte angine e cila, bashke me dispnene, u be edhe me e rende, dhe megjithse vazhdonte te punonte, simptomat e tij shkaktuan nje shtrim ne nje rast. Drejt fundit te jetes se tij, ai ishte kryesisht i mbyllur ne shtepine e tij. Pak dite para vdekjes se tij ishte ne gjendje semikomatoze, dhe vdiq duke mos pasur asnje rezultat ne infuzionet intravenoze qe ju dhane.


Historia Sociale dhe Mjekesore
Nuk njiheshin semundje te veçanta ne familje. Kur pacienti ishte 9 vjeç, pati nje frakture ne kafke nga nje aksident ne nje vagon. Kur ishte i ri, pacienti pinte alkol dhe duhan, por i ndali te dy keto vese me vone. Ishte I martuar me femije.
Pacienti kishte qene obez per pjesen me te madhe te jetes se tij. Ne moshe te rritur kishte hipertension, me nje presion sistolik te gjakut me teper se 200 mmHg. Pesha dhe presioni i gjakut pesonin luhatje gjate jetes. Ai kishte angine dhe fibrilacion atrial per te cilen merrte digoksine. U diagnostikua me podager (eng. Gout) dhe kjo i shkaktoi gure te perbere nga acidi urik ne fshikez, gje qe kerkoi cistoskopi. Kishte abcese rektale qe shpesh here i trajtoi me operacione.

Bibliografi e shkurter
William Taft (1857-1930), u emerua presidenti i 27 i Shteteve te Bashkuara ne moshen 52 vjeç. Sherbeu per nje mandat  nga 1909 deri ne 1913.
Megjithse ishte nje njeri inteligjent i diplomuar nder me te miret e klases ne Universitetin e Yales, , ishte me pak i interesuar per politiken dhe me shume per ligjet. Nje burre i gjere, Taft ka qene gjithmone i shendoshe dhe ne kohen kur u be president peshonte mbi 135 kg, duke u bere presidenti me i shendoshe nder presidentet.  Ishte republikan, dhe perpara se te behej president, Taft sherbeu si Sekretar i Luftes gjate administratet presidenciale te Theodore Roosevelt. Si president, gjithsesi, Taft nuk kishte sjelljen dhe elegancen e Roosevelt. U mund rende ne zgjedhjet 1912 nga Woodrow Wilson.

Ne 1921, shume vjet pasi kishte lene presidencen, Taft, punoi ne Gjykaten e Larte , pozicion qe plotesoi nje enderr te gjate. Ai kreu ate pozicion deri ne vdekjen e tij ne 1930.

Gjate jetes se tij, Taft luftoi me dieten e tij. Si president, pesha e tij shkonte nga 136 deri ne 154 kg, dhe ky obezitet i tepert i shkaktonte shume incidente te sikletshme. Nje here ngeci ne vasken e Shtepise se Bardhe, dhe me pas urdheroi ta nderronin me nje tjeter shume here me te madhe.
Pasi leshoi presidencen, si pasoje e nje diete te kujdesshme, humbi 36 kg, duke mbajtur peshen 117 kg per pjesen tjeter te jetes.

Cfare semundjesh kishte Taft qe kishin te benin me obezitetin?
Si pasoje e obezitetit te rende, Taft vuante nga disa semundje qe kishin lidhje me obezitetin, si gjate periudhes se presidences ashtu edhe pas. Ne maje te listes ishin apnete e gjumit, qe tani duhet se ka nje lidhje te forte me obezitetin. Ate e zinte gjumi gjate bisedave, mbledhjeve dhe nderkohe qe firmoste letra. Ai, me sa duket, mund te flinte edhe duke qendruar ne kembe. Gerrhitjet e tija gjate nates mund te kete qene nje nga faktoret qe çuan ne ndarjen e dhomave per presidentin dhe gruan e tij.

Taft gjithashtu vuante nga podagra , nje tjeter semundje qe ka lidhje me obezitetin. Pacientet e shendoshe kane nje rrezik 2 here me te larte per podagren dhe, mesatarisht, zhvillojne semundjen disa vite me heret se personat jo obeze.

Taft kishte hipertension, i matur gjate jetes se tij nga aparatura e re qe kishin, sfigmomanometri, I shpikur gjate pjeses se dyte te shekullit te 19 dhe i cili per here te pare beri te mundur matje te sakta te presionit sistolik dhe diastolik. Disa mjeke shihnin me dyshim aparaturen e re dhe besonin se “do te dobesonte saktesine klinike”. Taft kishte presionin sistolik te gjakut me teper se 200 mmHg, qe u ul ne menyre domethese pasi humbi peshe. Hipertensioni dhe obeziteti jane 2 faktore rreziku te njohur per semundjet kardiake – shkaku pse Taft u terhoq.

Presidenti Taft vuajti edhe nga refluksi gastroezofagal. Ai ja ngjiti fajin ngrenies se tepert per kete. Ai shkruante : “Vuaja nga aciditeti i stomakut, dhe mendoj se eshte ngaqe e mbush teper”.
Nje tjeter semundje kirurgjikale qe e bezdisi Taft per shume vite ishte abcesi rektal qe i perseritej dhe qe kerkoi disa nderhyrje. Nje studim qe analizonte obezitetin dhe rastet e fistolave anorektale zbuloi qe pacientet obeze kishin dy here me teper mundesi qe te kishin rezultate te dobeta.

Si do te ishte trajtuar pacienti sot?
Ne 1909 kur Taft ishte president, ai peshonte mbi 136 kg; me nje BMI 45, ai do te ishte klasifikuar tani si obezitet I rende. Gjate kohes qe jetoi, nderhyrje gastrointestinale si gastrektomia, kryheshin ne menyre te sigurte por operacione per obezitetin e rende nuk u kryen gjeresisht deri ne vitet 1970.

Sot, sidomos per shkak te problemeve kardiake nga obeziteti si dhe nga apnete e gjumit, Taft do te kishte qene kandidat per kirurgjine bariatrike. Aktualisht ka disa procedura qe mund te ndihmojne ne kete drejtim. Keto do te kishin çuar ne humbje peshe dhe permiresim te semundjeve te tjera te presidentit Taft por qe gjithsesi do te kerkonte nje monitorim te shpeshte. Duke qene se rezultatet ne pacientet me refluks gastroezofagal nuk jane te njejte, disa kirurge bariatrike preferojne procedurat e by-passit ne pacientet me refluks.