giovedì 4 luglio 2013

Trajtim i Shkurter per Pielonefritin Akut?

Tek grate me pielonefrit akut, nje cikel terapie 7 ditor me ciprofloksacine ishte i ngjashem me ate 14 ditor.

Edhe pse pielonefriti akut eshte i zakonshem tek grate, pak trial klinik te kontrolluar jane kryer per te analizuar gjatesine e duhur te terapise per kete infeksion. Per te sjellur me teper te dhena, kerkues ne Suedi kryen nje trial prospektiv, shumeqendrash, jo inferioriteti me ciprofloksacine te dhene per 7 dhe 14 ditore.

248 gra jo shtatzene me moshe 18 me pielonefrit akut te fituar ne komunitet (temperature 38°C dhe 1 shenje ose simptome qe ka te beje me rruget urinare) u randomizuan per te marre terapine me cikel te shkurter ose me te gjate. Gjate javes se pare, te gjithe pjesemarresit moren ciprofloksacine ne rruge orale (500 mg dy here ne dite); gjate javes se dyte, grate ne grupin me terapi me cikel te shkurter moren placebo, ndersa ato ne grupin me terapi me cikel me te gjate vazhduan me ciprofloksacine. Pjesemarresisht ishin te shtruar ne spital ose te trajtuar si paciente te jashtem (ambulatorial). Pacientet qe kishin analiza te urines pozitive per Escherichia coli me rezistence, ose me ndjeshmeri te ulet, ndaj ciprofloksacines, u perjashtuan.

Nder 156 pjesemarresit (mosha mesatare, 46 vjeç) te perfshire ne analize , 97% e grupit 7-ditor dhe 96% e grupit 14-ditor paraqiten kurim klinik ne follow-up 10 deri 14 dite pas trajtimit me ilaçin e perdorur. Ne nje follow-up me te gjate (42-63 dite), perqindja e kurimit klinik total ishte 93% ne te dy grupet. U kryen analiza mikrobiologjike te gjakut ne 155 paciente perpara fillimit te antibiotikut; 27% ishin pozitiv per E. coli. Perqindja e kurimit ishte e ngjashme, pamvaresisht rezultateve te analizes se gjakut si ne ciklin 7 ditor edhe ne ate 14 ditor. Gjithashtu perqindja e kurimit ishte e ngjashme edhe ne pacientet me analiza gjaku pozitive si ne ciklin 7 ashtu edhe ate 14 ditor. Trajtimi u tolerua mire. Rastet e efekteve anesore te mundeshme u raportuan ne 5% te rasteve ne grupin 7-ditor dhe 6% ne grupin 14-ditor; dy gra e ndalen terapine nga keto efekte anesore. Kandidoze e mukozes u zhvillua ne 5 paciente qe moren terapi me te gjate dhe ne asnje prej atyre qe moren terapi te shkurter.

Komente (Nga Mary E. Wilson , MD) : Ky studim tregon efikasitetin e nje cikli 7 ditor me ciprofloksacine per trajtimin e pielonefritit akut (dhe nuk eshte inferior ndaj atij 14 ditoresh), edhe ne grate me infeksion te rende ose bakteriemi. Cikle trajtimesh me te shkurtra jane te dobishme per individin dhe komunitetin. Autoret dhe nje editorial thone te kihet kujdes ndaj nxjerrjes se rezultateve dhe mveshjes se tyre klasave te tjera te antibiotikeve. Rritja e rezistences se E. coli ndaj ciprofloksacines ne disa zona do te limitoje numrin e pacienteve qe mund te perfitojne nga trajtimi i shkurter.

Publikuar ne Journal Watch Infectious Diseases Qershor 2012

Artikujt e Cituar:

Sandberg T et al. Ciprofloxacin for 7 days versus 14 days in women with acute pyelonephritis: A randomised, open-label and double-blind, placebo-controlled, non-inferiority trial. Lancet 2012 Jun 21; [e-pub ahead of print]. [Link] (Per artikullin e plote, mund te jete i nevojshem regjistrimi)

Nicolle LE. Minimum antimicrobial treatment for acute pyelonephritis. Lancet 2012 Jun 21; [e-pub ahead of print]. [Link] (Per artikullin e plote, mund te jete i nevojshem regjistrimi)