sabato 20 luglio 2013

Trup i Huaj ne Mushkeri - Rast Klinik

Mashkull, 66 vjeç, paraqitet ne regjim ambulatorial ne sherbimin e endoskopise te toraksit si pasoje e nje anomalie ne tomografine e kompjuterizuar te mushkerive. Personi kishte kolle te thate prej nje viti e gjysem e cila nuk i pergjigjej terapive me aerosol si dhe me antibiotike. Gjate kesaj periudhe ishin kryer disa radiografi te toraksit te cilat ishin pershkruajtur si "negative". Pas kesaj periudhe ishte paraqitur tek nje pneumolog i cili i kishte sugjeruar te kryente nje tomografi te kompjuterizuar te toraksit e cila mund te ofronte me teper informacione krahasuar me nje radiografi normale.

Tomografia e Kompjuterizuar tregon pranine e nje materiali te ngurte ne brendesi te bronkut te mesem te djathte


Tomografia e kompjuterizuar vuri ne dukje pranine e nje materiali me densitet te ngjashem me kockat ne bronkun e mesem ne mushkerine e djathte! Ky material bllokonte nje pjese te mire te bronkut dhe per nga forma ishte trekendor me nje densitet ne pjesen e poshtme qe tregonte ndoshta qe ishte formuar edhe nje granulome.

Imazhi koronal jep informacione te tjera mbi pozicionin dhe sa shtrihet me tej

Personi ju nenshtrua bronkoskopise e cila vuri ne dukje pranine e nje materiali kockor ne brendesi te bronkut te mesem

Materiali i ngurte bllokonte bronkun

Ne kete pike ishte dyshimi nese mund te provohej nje heqje e drejteperdrejte ose mund te ishte nevoja per ta kryer heqjen me bronkoskop te ngurte ne salle operatore me anestezi. Kjo per shkak te dimensioneve te fibrobronkoskopit dhe pincave qe do te perdoreshin per te kapur materialin. Veshtiresia ne kete rast qendronte edhe ne faktin qe jo vetem duhet te kapej materiali me pinca por duhej te terhiqej mbrapsh bashke me bronkoskopin duke qene se dimensionet ishin te atilla qe nuk mund te kalonte neper bronkoskop. Kjo gje mund te bente qe materiali te perfundonte serish ne brendesi te bronkeve. Gjithsesi, e gjithe nderhyrja shkoi me sukses!

Pas heqjes se materialit te huaj

Pas heqjes se materialit bronku i mesem ishte plotesisht i lire. Nje granulome e vogel ishte e dukshme ne brendesi. Pacienti do te kryeje kontroll pas nje muaji per te kontrolluar serish gjendjen e granulomes pas heqjes se materialit te huaj. Materiali i huaj? Ishin dhembe!

Dhembet e nxjerre me ane te pincave. Pika e metalit ishte edhe pika qe u kap nga pincat.

Nga pyetjet e metejshme qe ju kryen, pacienti tregoi qe para rreth 1 viti e gjysem, pak a shume ne periudhen kur filloi kolla e thate, ishte paraqitur ne urgjence dhe gjendja klinike kishte nevojitur intubim te pacientit. Gjate intubimit i ishin thyer disa dhembe, nje komplikim ky qe mund te ndodhe ne situata urgjence si intubimi. Ajo qe askush nuk kishte kerkuar me te dinte ishte nese te gjitha copat kishin dale jasht apo jo!

Pacienti mund te konsiderohet me fat per faktin se nje obstruksion i tille mund te behet shkak qe zona me tej pikes se obstruksionit te behet vend per infeksione ose atelektazi.


Zakonisht heqja e trupave te huaj kryhet me bronkoskop te ngurte dhe ne anestezi per faktin se dimensionet e kanalit te bronkoskopit lejojne heqjen e materialeve te dimensioneve te medha si dhe pinca qe mund te perdoret eshte me e madhe dhe mund te terheqe materialin neper kanalin e bronkoskopit. Per arsye anatomike (qe mund ti vini re tek imazhi koronal te tomografise) trupat e huaj mund te perfundojne me teper ne mushkerine e djathte, kjo per shkak te kendit qe ka bronku kryesor i djathte krahasuar me ate te majte.