giovedì 26 settembre 2013

Binjake te Ndryshem


Lindja e binjakeve ndodh ne rreth 1% te shtatzanive dhe binjaket ndahen ne “te ngjashem” (monozigot) ose “jo te ngjashem” (ose dizigot).

venerdì 20 settembre 2013

Miopatia nga Statinat - Shenime Klinike

Si mund te dallohet neuropatia nga miopatia ne ekzaminimin fizik?
Edhe pse ekzistojne perjashtime te rendesishme, dobesia qe eshte kryesisht proksimale zakonisht tregon nje problem miopatik ndersa dobesia qe eshte kryesisht distale tregon nje problem neuropatik. Dobesia segmentale qe perfshin miotome specifike me nje shperndarje multifokale mund te tregoje nje neuropati motore. Dobesia per disa veprime specifike ben te dyshohet per nje çrregullim i trasmetimit neuromuskular. Rezultatet e nje analize sensoriale (te ndjeshmerise) zakonisht jane abnormale ne pacientet me neuropati dhe normale ne pacientet me probleme miopatie. Reflekset jane te dobesuara ose nuk jane te pranishme ne neuropatite e pergjithshme ndonjehere ne menyre disproporcionale me graden e dobesise. Nderkohe, reflekset jane relativisht te ruajtura tek miopatite, perveç rasteve kur situata eshte e perparuar.

sabato 7 settembre 2013

domenica 1 settembre 2013

Veshka dhe Diabeti

Diabeti eshte nje semundje ku trupi nuk prodhon mjaftueshem insuline ose nuk eshte i afte te perdore insulinen siç duhet. Insulina eshte nje hormon i nevojshem per te kthyer sheqerin dhe ushqime te tjera ne energji qe perdorim çdo dite. Nese nuk ka insuline sa duhet, nivelet e glukozes ne gjak rriten. Nivelet e larta te glukozes ne gjak per periudha te gjata mund te demtojne organet dhe sistemet e trupit, perfshire veshkat.