sabato 7 settembre 2013

Funksioni i Tiroides dhe Fibrilacioni Atrial


Pacientet me hipertiroidizem, edhe ne forme subklinike, kishin rrezik me te larte per te zhvilluar fibrilacion atrial.

Pacientet me hipertiroidizem te dukshem (TSH (Thyroid-Stimulating Hormone) i bllokuar dhe nivele te larta te T4 (Tiroksina))  kane rrezik me te larte per te zhvilluar fibrilacion atrial. Gjithsesi, lidhjet ndermjet fibrillacionit atrial dhe hipertiroidizmit subklinik (TSH i bllokuar me T4 normale), hipotiroidizmit te dukshem (TSH i larte dhe T4 i ulet) dhe hipotiroidizmit subklinik (TSH i larte dhe T4 normal) nuk jane te qarta.

Ne nje studim vezhgues ne popullate, u analizuan 590.000 paciente (mosha mesatare, 50 vjeç; 39% meshkuj) te cilet ju nenshtruan analizave te gjakut per funksionin e tiroides nga viti 2000 deri ne 2010. Ne total, 0.3% e pacienteve kishin hipotiroidizem te dukshem , 2% hipotiroidizem subklinik, 96% ishin me funksion normal te tiroides (eutiroidizem), 1% kishin hipertiroidizem subklinik dhe 0.7% kishin hipertiroidizem te dukshem.

Gjate periudhes se vezhgimit (follow-up) prej 5.5 vjetesh, >17.000 paciente i diagnostikuan per here te pare me fibrilacion atrial. Krahasuar me pacientet me eutiroidizem, pacientet me hipotiroidizem te dukshem kishin me pak rrezik per fibrilacion atrial, ashtu si edhe ata me hipotiroidizem subklinik; rreziku per fibrilacion atrial ishte me i larte ne pacientet me hipertiroidizmit subklinik ose hipertiroidizmit te dukshem krahasuar me pacientet me eutiroidizem. Ndarja e pacienteve sipas moshes, seksit ose te dyjave bashke, nuk ndryshonte keto rezultate.

Komente (nga Paul S. Mueller, MD) : Ne kete studim prospektiv te gjere, u vezhgua nje lidhje lineare ndermjet funksionit te tiroides dhe rrezikut per fibrilacion atrial; pacientet me hipotiroidizem kishin rrezik me te ulet dhe pacientet me hipertiroidizem kishin rrezik me te larte. Autoret sugjerojne qe pacientet me hipertiroidizem te dukshem ose subklinik duhet te analizohen ne menyre routine per fibrilacion atrial.

Publikuar ne Journal Watch General Medicine Dhjetor 2012

Citime:
Selmer C et al. The spectrum of thyroid disease and risk of new onset atrial fibrillation: A large population cohort study. BMJ 2012 Nov 27; 345:e7895

Artikulli ne BMJ [Link] (Artikulli i plote)
Abstract ne Pubmed [Link]

"Eksperienca eshte nje zbulim i vazhdueshem i injorances tone"
(Will Durant)