Si mund te dallohet neuropatia nga miopatia
ne ekzaminimin fizik?
Edhe pse ekzistojne perjashtime te
rendesishme, dobesia qe eshte kryesisht proksimale zakonisht tregon nje problem
miopatik ndersa dobesia qe eshte kryesisht distale tregon nje problem neuropatik.
Dobesia segmentale qe perfshin miotome specifike me nje shperndarje multifokale
mund te tregoje nje neuropati motore. Dobesia per disa veprime specifike ben te
dyshohet per nje çrregullim i trasmetimit neuromuskular. Rezultatet e nje
analize sensoriale (te ndjeshmerise) zakonisht jane abnormale ne pacientet me
neuropati dhe normale ne pacientet me probleme miopatie. Reflekset jane te
dobesuara ose nuk jane te pranishme ne neuropatite e pergjithshme ndonjehere ne
menyre disproporcionale me graden e dobesise. Nderkohe, reflekset jane
relativisht te ruajtura tek miopatite, perveç rasteve kur situata eshte e perparuar.
Cilet jane faktoret e rrezikut per zhvillimin
e nje miopatie nga statinat?
Faktoret e rrezikut per zhvillimin e nje
miopatie nga statinat jane terapi te njekohesishme (si per shembull fibratet
dhe bllokuesit e kanalit te kalciumit), mosha e thyer, hipotiroidizmi,
disfunksion hepatik dhe nje BMI i larte. Rreziku i nje miopatie nga statinat varet
nga doza dhe rreziku tek pacientet qe marrin terapi me doza te larta eshte 10
here me i larte se sa rreziku tek pacientet qe marrin doza me te uleta.
Simvastatina mund te jete me e njohura per kete rrezik.
Cilat ilaçe, kur perdoren njekohesisht me
statinat, mund te rrisin nivelet e statinave dhe si pasoje rrezikun per nje
miopati nga statinat?
Teorikisht , cilido ilaç qe mund te shkaktoje
nje rritje te nivelit te statinave ne gjak duke ndryshuar biodisponibilitetin e
tyre mund te shkaktoje demtim te muskujve. Ilaçet qe mund te nderhyjne me
sistemin e citokromit P-450 mund te shkaktoje nje rritje te miotoksicitetit te
statinave. Simvastatina metabolizohet nga izoenzima CYP3A4. Ne nje seri rastesh
raportohet nje rritje e rrezikut te miopatise ne rastin e kombinimeve te
simvastatines me bllokuesit e tjere te CYP3A4.
Per shembull, amlopidina, doksazosina dhe
finasteridi perdorin kete rruge dhe si pasoje bejne qe pacientet ti ekspozohen
nje rreziku miotoksik te simvastatines. Gemfibrozil gjithashtu shkakton nje
problem tjeter, duke qene se mund te nderhyje ne terheqjen e simvastatines nga
melçia me ane te bllokimit te sistemit polipeptik te trasportit te joneve
organike dhe si pasoje rrit nivelet e statines. Gemfibrozil gjithashtu bllokon
CYP2C8, nje tjeter izoenzime qe perdoret nga simvastatina. Terapite qe
permbajne gemfibrozil dhe statina mund te shkaktojne nje rritje te rrezikut per
miopati.
NEJM
Mars 2012