domenica 1 settembre 2013

Veshka dhe Diabeti

Diabeti eshte nje semundje ku trupi nuk prodhon mjaftueshem insuline ose nuk eshte i afte te perdore insulinen siç duhet. Insulina eshte nje hormon i nevojshem per te kthyer sheqerin dhe ushqime te tjera ne energji qe perdorim çdo dite. Nese nuk ka insuline sa duhet, nivelet e glukozes ne gjak rriten. Nivelet e larta te glukozes ne gjak per periudha te gjata mund te demtojne organet dhe sistemet e trupit, perfshire veshkat.

FUNKSIONI I VESHKES
Veshkat filtrojne mbetjet dhe ujin nga gjaku, duke formuar urinen. Urina largohet nga veshkat nga 2 tuba te quajtur uretere per te mberritur tek fshikeza dhe me pas eliminohet nga trupi.


DIABETI DHE INSUFICIENCA RENALE
Diabeti eshte shkaku me i zakonshem i insuficiences renale. Me kalimin e kohes, nivelet e larta i sheqernave ne gjak mund te çojne ne demtimin e veshkes. Kur veshkat humbin pjesen me te madhe te funksionit, mbetjet dhe lengjet mblidhen ne gjak. Nese nuk trajtohet, kjo mund te çoje ne vdekje.

Kalimi ne urine i albumines, nje prej proteinave kryesore qe qarkullojne ne gjak, eshte nje nga shenjat e hershme te demtimit te veshkave nga diabeti. Kjo merr emrin albuminuria. Nje kontroll i rrepte i nivelit te glukozes dhe presionit te gjakut mund te ngadalsoje perparimin e insuficience renale. Eshte shume e rendesishme per kedo qe ka diabet, te kryeje vizita te rregullta per te kontrolluar diabetin e tyre dhe per te identifikuar komplicacionet nga ai, si demtimi i veshkave ose demtimi i syve dhe nervave.

PARANDALIMI I DEMTIMIT TE VESHKAVE
-          Kontrolli i niveleve te glukozes ne gjak me dieten, ilaçet ose insulinen sipas pershkrimeve te doktorit
-          Kontrolli i presionit te larte me dieten, aktivitetin fizik dhe ilaçet e dhena.
-          Ushtrime fizike te rregullta

TRAJTIMI I INSUFICIENCES RENALE
-          Dialize peritoneale : filtrimi i gjakut duke kaluar nje solucion ne bark, duke larguar mbetjet dhe ujin e tepert nga gjaku me ane te membranes peritoneale, e cila vepron si nje veshke artificiale.
-          Hemodializa : filtrimi i gjakut duke e kaluar ne nje makine qe vepron si veshke artificiale
-       Trapianti i veshkes : Marrja e nje veshke te pershtatshme nga nje person i gjalle ose dikush qe ka vdekur brenda pak kohesh.

JAMA 2003; 289 (24) : 3372