lunedì 21 ottobre 2013

Imazheria per Kolecistitin Akut

Koleshintigrafia eshte pak me e sakte, por ultratingujt (ekografia) mund te kryhet me lehte.

Ekografia dhe koleshintigrafia (p.sh skanimi hepatobiliar me acid iminodiacetik) perdoren gjeresisht per te vleresuar pacientet qe dyshohen te kene kolecistit akut. Gjithashtu, ne departamentet e urgjences mjeket ndonjehere kerkojne tomografi te kompjuterizuar si test fillestar, sidomos nese jane duke marre parasysh shkaqe biliare dhe jobiliare te dhimbjes abdominale.

Per te vleresuar saktesine diagnostike te testeve te imazherise ne kolecistitin akut, kerkuesit kryen nje meta-analize te 57 studimeve ku paraqiten qarte kriteret per teste pozitive dhe me kirurgji dhe follow-up klinik si standarte reference. Koleshintigrafia ishte analizuar ne 40 studime ndersa ultratingujt ne 26 studime; Tomografia dhe rezonanca magnetike ishte analizuar ne 1 dhe 3 studime, perkatesisht. Per koleshintigrafine, ndjeshmeria ishte 96% dhe speficiteti ishte 90%; Mosshikimi i temthit ishte kriteri i pergjithshem per nje test pozitiv. Per ultratingujt, ndjeshmeria ishte 81% dhe specificiteti ishte 83%; kriteri per nje test pozitiv ndryshonte gjeresisht, duke filluar nga prania e gureve ne melçi deri tek kombinimi i disa gjetjeve (p.sh trashje e mureve, zgjerim, leng perikolecistik, shenja e Marfit pozitive ne sonografi.

Komente (Nga Allan S. Brett MD) : Edhe pse ekografia eshte me pak te sakte se sa koleshintigrafia, mbetet nje procedure fillestare e arsyeshme sepse eshte e thjeshte per tu kryer dhe nuk kushton. Te dhenat e kerkuesve per ndjeshmerise dhe speficitetin e ekografise duhet te vleresohen me kujdes, duke qene se ka kritere te ndryshme per pozitivitetin e testit neper studime te ndryshme. Koleshintigrafia duhet te kryhet kur rezultatet e ekografise nuk lejojne nje interpretim te vetem. Megjithe perdorimin e gjere te tomografise si vleresim fillestar per dhimbjen abdominale, saktesia e saj per kolecistitin akut nuk eshte studjuar sa duhet.

Publikuar ne Journal Watch General Medicine 18 Shtator 2012

Citimet:
Kiewiet JJS et al. A systematic review and meta-analysis of diagnostic performance of imaging in acute cholecystitis. Radiology 2012 Sep; 264:708

Artikulli i Plote [Link] (Mund te jete i nevojshem regjistrimi)
Abstrakt ne Pubmed [Link] (Falas)