mercoledì 9 ottobre 2013

Otiti i Mesem Akut

Otiti i mesem akut eshte nje infeksion i pjeses se mesme te veshit, zone qe ndodhet menjehere pas daulles se veshit (timpani i veshit). Otiti i mesem akut eshte nje nder semundjet me te zakonshme qe diagnostikohet tek femijet.

CFARE ESHTE OTITI I MESEM AKUT?
Otiti i mesem akut ne pergjithsi fillon kur mikroorganizmat qe shkaktojne te ftohtet ose dhimbje te fytit (qofshin ato virale apo bakteriale) shperndahen ne veshin e mesem. Nje here qe mberrin ne vesh, infeksioni mund te shkaktoje nje mburoje me qelb ose leng pas daulles se veshit. Presioni mbi daullen e veshit mund te shkaktoje dhimbje te madhe tek disa femije.

Struktura e Veshit

Mjeket diagnostikojne otitin e mesem akut me ndihmen e nje otoskopi, nje instrument qe vendoset ne vrimen e veshit dhe qe i lejon doktoreve te shikojne daullen e veshit. Inflamacioni i daulles se veshit tregon qe ka nje infeksion. Mungesa e levizjes se daulles se veshit gjithashtu mund te tregoje qe ka infeksion. Nese ka leng ose qelb pas daulles se veshit, ajo zakonisht nuk leviz lehtesisht.

SHENJAT DHE SIMPTOMAT E OTITIT TE MESEM AKUT
-          Temperature
-          Dhimbje te veshit nese terheq njerin ose te dy  veshet
-          Siklet
-          Renie te oreksit
-          Leng qe del nga njeri ose te dy veshet

Keto simptomat mund te ndodhin edhe per arsye te tjera, keshtu qe eshte e rendesishme qe femijet me keto simptoma te vleresohen nga nje mjek.

TRAJTIMI
Otiti i mesem akut mund te trajtohet me antibiotike nese ka nje infeksion bakterial. Kur femijet kane otit te mesem qe perseritet ose kronik (qe zgjat per shume kohe), mund te jete e nevojshme te vendoset nje tub timpanostomie ne daullen e veshit. Ky tub bie vete pas disa muajsh dhe vrima sherohet ne menyre natyrale. Trajtimi varet nga karakteristikat ne çdo femije, keshtu qe eshte e rendesishme qe femija juaj te vleresohet nese zhvillohen keto simptoma.

NEJM 2003; 290: 1666


"Shendeti nuk vleresohet derisa vjen semundja"
(Thomas Fuller)